CFP
Më shumë se 16.3 milionë pasagjerë në hyrje dhe në dalje dhe 3.26 milionë automjete kaluan përmes portit Zhuhai të urës Hong Kong-Zhuhai-Makao (HZMB) në vitin 2023, citon “Xinhua” të dhënat zyrtare.
Sipas stacionit të inspektimit kufitar të urës, grupet turistike përbënin fluksin kryesor të pasagjerëve vitin e kaluar përmes urës. Të dhënat tregojnë se në vitin 2023, më shumë se 45.000 grupe turistësh udhëtuan drejt dhe nga Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kongut (SAR) dhe Makao SAR përmes urës. Ndërkohë, banorët në Hong Kong dhe Makao patën një rekord prej gati 10 milionë vizitash në pjesën kontinentale përmes urës.
CFP
Në vitin 2023, fluksi më i lartë njëditor i pasagjerëve përmes urës arriti në 115.000. Ura 55 km ka sjellë mundësi dhe përfitime të jashtëzakonshme në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao. (Elona)