Mbtrojtësi i pemëve të lashta të Parkut të Kodrave Aromatike--Ma Runsong
2023-12-27 14:42:09

Një qytet është plot gjallëri për shkak të pemëve të tij të gjelbra dhe ka një histori të pasur për shkak të pemëve të lashta. Në vitet e fundit, Kina ka forcuar vazhdimisht mbrojtjen e pemëve të lashta. Në vitin 2019, "Ligji i pyjeve i Kinës" u rishikua për të përfshirë mbrojtjen e pemëve të lashta si një dispozitë të veçantë. Mirëmbajtja e një peme të lashtë mbi njëqindvjeçare është një "projekt i madh". Si të mbrohen këto "relikte të gjalla kulturore"? 

Sot kam ardhur në parkun "Xiangshan" (Kodrat Aromatike) të Pekinit. Këtu ka më shumë se 5800 pemë të lashta, duke zënë një të katërtën e numrit të përgjithshëm të pemëve të lashta në Pekin. Do të punoj për një ditë me Ma Runsong, udhëheqësin e ekipit të pemëve të lashta të Parkut të Kodrave Aromatike, për të mësuar se si i mbrojnë këto pemë.