“Unë jam ‘gjysmë pudongas’”
2023-11-08 10:17:34

Michael Kruppe nga Gjermania është menaxher i përgjithshëm i Qendrës së re Ndërkombëtare të Ekspozitave të Shangait, ku zhvillohen çdo vit më shumë se 100 ekspozita. Ai ka jetuar në Kinë për shumë vjet dhe ka dëshmuar zhvillimin e Shangait, veçanërisht ndryshimet e mëdha dhe të shpejta të zonës Pudong. Ai e quan veten “gjysmë pudongas”. Michael-i është i mendimit se Pudong-u është një ndër vendet më të mira në botë, teksa ai është i gatshëm të lidhë këtu Kinën me botën.