Zhou pëlqen mësimin e pianos elektrikale në Universitetin për të moshuarit/Foto e ofruar nga Zhou
“Është vërtetë shumë, shumë bukur.” - thotë një 27-vjeçare me mbiemrin “Zhou”, kur pyetet se si ndihet duke studiuar në një universitet për të moshuarit. Duke parë postimet e disa të rinjve kinezë që kishin shkuar për studime në universitetet e të moshuarve dimrin e kaluar, Zhou tha se i ishin dukur sallat e leksioneve aq tërheqëse sa që edhe ajo do të donte të studionte në atë lloj universiteti. Pasi kërkoi për këto universitete afër shtëpisë së saj, Zhou u regjistrua për mësimet e pianos përmes llogarisë zyrtare të WeChat-it të Universitetit të Distriktit Fengtai për të Moshuarit në Pekin.
E kam dashur gjithmonë mundësinë për të luajtur një piano elektrike, një instrument që nuk kisha pasur mundësi ta mësoja kur isha fëmijë. Ajo shton se ndihet e lumtur dhe e relaksuar kur e mëson dhe praktikon atë, në krahasim me përditshmërinë e shpejtë të saj.
Por ajo nuk është e vetme. Në platformën e medias sociale Xiaohongshu (të shpërndarjes së stilit të jetës kineze), ka mbi 70 mijë postime mbi mësimet në universitetet për të moshuarit. Në shumicën e tyre, shumë të rinj shfaqin interes mbi studimet aty dhe se ku mund të aplikojnë për këtë lloj universiteti.
Gjithnjë e më shumë universitete për të moshuarit janë krijuar vitet e fundit pasi Kina po ndërmerr masa për të trajtuar plakjen e popullsisë dhe për të ndërtuar një shoqëri të të mësuarit gjatë gjithë jetës. Me numrin e njerëzve të moshës 60 vjeç e lart në Kinë që pritet të kalojë 300 milionë deri në vitin 2025, Këshilli i Shtetit ka vendosur një objektiv për të hapur të paktën një universitet për të moshuarit në çdo rajon të nivelit të qarkut deri në vitin 2025. Deri në prill në Kinë ekzistonin mbi 76 mijë universitete për të moshuarit, me mbi 20 milionë studentë të regjistruar, sipas të dhënave nga Shoqata e Universiteteve për të Moshuarit e Kinës.
Studentët e moshuar morën pjesë në klasën e jogës në një universitet për të moshuar në Qytetin Hangzhou, provinca Zhejiang të Kinës lindore, më 31 tetor, vitit 2022/CFP
Klasat në universitetet për të moshuarit janë të dedikuara për njerëzit e moshës mbi 55-vjeçare. Megjithatë, shumëllojshmëria e tyre po tërheq shumë të rinj si Zhou për të aplikuar për to. “Lëndët që studentët e rinj zgjedhin kanë të bëjnë kryesisht me kërcimin, jogën dhe muzikën.” - thotë Ma Gejun, i cili është përgjegjës i zyrës për arsimin e të moshuarve në Universitetin për të Moshuarit të Distriktit Fengtai. Sipas tij, këtu ka edhe studentë të rinj që mësojnë kaligrafi dhe pikurë në universitet. Duke vënë në dukje se studentët e rinj janë më të paktë se ato të moshuar, Ma tregon se disa studentë vijnë për të studiuar së bashku me prindërit e tyre. Duke ndjekur këtë logjikë 27-vjeçarja Zhou shton se ajo ka vetëm një shok të ri në klasën e saj të pianos elektrike. Sipas saj, leksionet janë kryesisht në ditët e javës, kur shumica e të rinjve duhet punojnë.
Sa për veten e saj, Zhou, e cila është një kontabiliste, thotë se koha fleksibël e punës dhe pushimi vjetor i sigurojnë pjesëmarrjen në leksione. Përveç plotësimit të dëshirës së fëmijërisë së saj për të mësuar piano elektrike, Zhou vlerëson studimet me kosto të ulët dhe cilësinë e lartë të mësuesve. Në krahasim me afro 500 juanë (68 dollarë amerikane) për një leksion të thjeshtë pianoje elektrike në një studio tregtare në Pekin, Zhou tregon se te ky universitet i të moshuarve paguan afërsisht dhjetë herë më pak dhe me një cilësi më të lartë të mësimdhënies.
Zhou ndjen ngrohtësinë edhe të shokëve e saj të moshuar të klasës, të cilët me dashamirësi e këshillojnë për materialet që duhet të përgatisë dhe gjërat që ajo duhet t’i kushtojë vëmendje në orën e dytë, pasi kishte humbur leksionin e parë. “Ndihem e sigurtë për mësuesin dhe vlerësoj lart shokët e klasës sime.”- thotë Zhou.
Zhou mendon se mund të ishte më mirë që universitetet e të moshuarve t’i kenë mësimet në fundjavë. “Shumë nga miqtë e mi dëshirojnë të vijnë këtu për të studiuar lëndët që kanë dashur t’i mësojnë prej kohësh, pasi kanë dëgjuar përvojën time, por u duhet të punojnë gjatë ditëve të javës.” – tregon 27-vjeçarja.
një mësues bisedon me studentët në klasat e Universitetit të Distriktit Fengtai për të moshuarit në Pekin/Foto e ofruar nga Zhou
Megjithatë klasa të tilla që synojnë të moshuarit po bëhen gjithnjë e më të njohura mes të rinjve kinezë. Zhang Chunli, një punonjës i stafit në Universitetin e të Moshuarve të Distriktit Fengtai, thotë se universitetet e të moshuarve zakonisht kanë kuota të kufizuara për studentët. “Për shkak të këtyre kuotave ne i japim prioritet nevojave të studentëve të moshuar, duke i dhënë atyre mundësi për të gëzuar një jetë cilësore edhe pas daljes në pension”.