Zona gazmbajtëse në det të thellë e Kinës "Shenhai-1" përfundon vënien në funksionim të pusit të ri
2023-10-17 20:35:53

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Foto: Një test i pusit të parë të shfrytëzimit të fazës së dytë të zonës gazmbajtëse "Shenhai-1". / CNOOC

Zona e parë gazmbajtëse në ujërat ultra të thella e zhvilluar në mënyrë të pavarur prej Kinës "Shenhai-1" (Deti i Thellë nr. 1) ka përfunduar vënien në funksionim të pusit të parë të shfrytëzimit në kuadër të fazës së dytë të projektit, me një kapacitet prodhimi përtej pritshmërive, tha të hënën kompania operatore e saj, Korporata Kombëtare e Naftës Detare e Kinës (CNOOC).

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Testimi tregoi se pusi mund të prodhojë më tepër se 1 milion metra kubë gaz natyror dhe më tepër se 230 metra kubë gaz të kondensuar në ditë, duke e kaluar shumë parashikimin e projektuesit, gjë që konfirmon efektshmërinë dhe besueshmërinë e teknologjive kineze të eksplorimit të naftës dhe gazit në ujërat e thella të zbatuara në praktikë, tha CNOOC.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Faza e dytë e zonës gazmbajtëse "Shenhai-1", që gjendet në ujërat në jug të ishullit Hainan të Kinës Jugore, zbaton një mënyrë ndërtimi që integron një sistem prodhimi nënujor, një platformë përpunimi në ujëra të cekëta dhe një platformë gjysmë të zhytur të kontrolluar nga largësia, dhe përmban 12 puse gazi nënujore në tre zona.

Operacioni në pusin e parë të shfrytëzimit ishte shumë i vështirë.