Foto nga VCG
Të premten, presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një letër urimi Forumit të 11-të "Xiangshan" të Pekinit.
Xi vuri në dukje se, përballë ndryshimeve më të mëdha në botë në një shekull dhe shpresave të popujve për siguri dhe qëndrueshmëri, Kina zbaton Nismën e Sigurisë Globale, konsolidon vazhdimisht unanimitetin me palë të ndryshme, promovon zgjidhjen nga rrënjët të konflikteve globale, përmirëson qeverisjen e sigurisë globale dhe bën përpjekje të pandërprera për të krijuar një botë me paqe të vazhdueshme e siguri të përgjithshme. Ai shprehu shpresën se ky forum do të vazhdojë frymën e barazisë, hapjes, përfshirjes e të mësimit nga njëri-tjetri dhe do të arrijë konsensus, do të thellojë besimin e ndërsjellë e do të japë kontribut më të madh përballë sfidave të sigurisë globale, për të ndërtuar bashkësinë e fateve të përbashkëta të njerëzimit.
Forumi i 11-të "Xiangshan" i Pekinit ka si temë "Krijimi i përbashkët i paqes - Gëzimi i përbashkët i së ardhmes". (Çang Çuo)