Foto nga CGTN
Presidenti kinez Xi Jinping nënshkroi të premten një urdhër presidencial, për vlerësimin me medalje kombëtare dhe tituj nderi kombëtar për 15 personalitete, me rastin e 75 vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës.
Urdhri erdhi pasi më herët gjatë një takimi, Komiteti i Përhershëm i Kongresit Popullor Kombëtar, legjislatura më e lartë e Kinës, votoi për të miratuar vendimin për vlerësimin me tituj nderi.
Katër personalitete u nderuan me Medaljen e Republikës.
Wang Yongzhi, ekspert raketash dhe pionier i programit hapësinor të drejtuar nga Kina, u nderua pas vdekjes.
Tre të nderuarit e tjerë janë Wang Zhenyi, shkencëtar mjekësor i njohur për zbulimet në trajtimin e leukemisë; Li Zhensheng, ekspert në mbarështimin e grurit dhe Huang Zongde, veteran lufte.
Dilma Rousseff, Presidente e Bankës së Re për Zhvillim dhe ish Presidente e Brazilit, u nderua me Medaljen e Miqësisë.
Ndërkohë tituj nderi kombëtar u dhanë edhe për dhjetë personalitete. (Çang Çuo)