Xi Jinping inspekton Lanzhou-n në provincën Gansu të Kinës Veriperëndimore
2024-09-12 15:48:11

Xinhua

sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping inspektoi Lanzhou-n/Xinhua

Pasditen e së mërkurës, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping inspektoi Lanzhou-n, kryeqendrën e provincës Gansu të Kinës Veriperëndimore.

Gjatë inspektimit në këtë qytet, Xi Jinping-u shkoi në një lagje dhe në një pjesë të Lumit të Verdhë, ku u njoh mbi masat e marra për të përmirësuar shërbimet publike, për të shtuar lumturinë e popullit, për të forcuar ruajtjen e gjithanshme të rendit publik dhe për të promovuar mbrojtjen ekologjike në pellgun e Lumit të Verdhë.  

Lanzhou është një qytet i ndërtuar përgjatë brigjeve në rrjedhën e sipërme të Lumit të Verdhë. (Xu Guang)