Foto nga VCG
Të enjten, presideti kinez Xi Jinping dërgoi një letër urimi për Panairin Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime të Kinës 2024.
Në këtë letër Xi vuri në dukje se Panairi Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime i Kinës është organizuar dhjetë herë me sukses, gjë që është pasqyrim i gjallë i zhvillimit me cilësi të lartë të sektorit të shërbimeve e të tregtisë së shërbimeve të Kinës, duke dhënë kontribut pozitiv për krijimin e ekonomisë së hapur. Kina do të promovojë zhvillimin me cilësi të lartë me anë të hapjes me nivel të lartë, do të përmirësojë sistemin e mekanizmat e hapjes së nivelit të lartë, do të forcojë tregtinë e shërbimeve nëpërmjet krijimit të risive, do të përafrohet në mënyrë proaktive me rregullat ekonomike ndërkombëtare, do të zgjerojë hapjen e tregut të shërbimeve ndaj botës së jashtme, do të shtojë funksionet e sektorit të shërbimeve e të platformës së hapjes për tregtinë e shërbimeve dhe do të krijojë një mjedis të mirë biznesi të orientuar nga tregu, ligjor dhe të ndërkombëtarizuar. Kina është e gatshme që, bashkë me vendet e ndryshme, të ndjekë prirjen e globalizimit dhe të ndajë mundësitë, të diskutojë mbi bashkëpunimin, të nxitë zhvillimin dhe të kontribuojë në promovimin e rritjes ekonomike botërore e në përmirësimin e mirëqenies së popujve të të gjitha vendeve.
Panairi Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime i Kinës 2024, i organizuar nga Ministria e Tregtisë e Kinës dhe Bashkia e Pekinit, ka si temë të tij "Shërbime globale për përfitime të ndërsjella".(Çang Çuo)