Xi thekson prioritizimin e kujdesit ndaj të moshuarve dhe fëmijëve në shërbimet publike
2024-09-12 20:15:52
Foto nga Xinhua
Xi Jinping, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, theksoi rëndësinë e dhënies përparësi ndaj kujdesit për të moshuarit dhe fëmijët, në përpjekje për të përmirësuar shërbimet publike.
Xi i bëri deklaratat të mërkurën, gjatë vizitës në një komunitet lokal në Lanzhou, kryeqyteti i provincës Gansu të Kinës veriperëndimore.
Foto nga Xinhua
Gjatë bisedës me banorët dhe punonjësit e komunitetit, Xi tha se puna në komunitet është në funksion të mirëqenies së banorëve, ndaj ofrimi i shërbimeve cilësore duhet të jetë prioritet.
Duke i përshkruar komunitetet rezidenciale si themelin e qeverisjes urbane, ai tha se duhet të forcohet puna në komunitet për të përfituar vërtet publiku. (Çang Çuo)
Lajmet Kryesore