"Komodo e kuqe"
2023-10-15 17:10:55

Ky është një moment kur ëndrrat e popullit indonezian bëhen realitet. Ky është gjithashtu një projekt kombëtar që i bën krenarë të gjithë indonezianët. Është vënë në funksion hekurudha e shpejtësisë së lartë Xhakarta-Bandung me një shpejtësi projektimi prej 350 kilometrash në orë.

Hekurudha me shpejtësi të lartë Xhakarta-Bandung është quajtur “Komodo e kuqe" sepse treni kombinon bojën e kuqe dhe të argjendtë të kulturës lokale indoneziane me motivin e teksturës abstrakte të kafshës së thesarit kombëtar të Indonezisë, dragoit Komodo. Indonezia është vendi më i madh arkipelagjik në botë (grup ishujsh që ndodhen pranë njëri-tjetrit në det, duke formuar një bashkësi tokësore). Zhvillimi i Indonezisë ka qenë i kufizuar për shkak të terrenit të shpërndarë dhe zhvillimit të vonuar të infrastrukturës së transportit. Kur presidenti Xi Jinping vizitoi Indonezinë në vitin 2015, të dy krerët e shteteve asistuan bashkërisht në nënshkrimin e një dokumenti bashkëpunimi mes dy vendeve për projektin hekurudhor të shpejtësisë së lartë.