INSTAT-i: Prodhimi i naftës në Shqipëri shënoi rritje në vitin 2022
2023-10-08 12:15:54
Prodhimi i naftës në Shqipëri shënoi rritje me mbi 200 mijë tonë në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021.
Sipas një ankete mbi produktet industriale, të publikuar nga Instituti i Statistikave, gjatë vitit 2022 është prodhuar 902.064 tonë naftë, nga 697.662 tonë në vitin 2021, raporton “ATSH”.
Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se vlera e shitjeve për produktin naftë gjatë vitit 2022 ishte 44.893 milionë lekë, nga 34.225 milionë lekë në vitin 2021, duke u rritur me 31.2%. (Irma)
Lajmet Kryesore