Foto nga Xinhua
Më 15 nëntor pasdite, gjatë pjesëmarrjes në Takimin Jozyrtar të Liderëve të APEK që zhvillohet në Peru, Kyetari i Shtetit të Kinës Xi Jinping pati një takim me Kryeministrin japonez, Ishiba Shigeru.
Xi vuri në dukje që situatat aktuale ndërkombëtare dhe rajonale janë kaotike dhe të ndërlidhura por marrëdhëniet Kinë-Japoni janë në një periudhë kritike përmirësimi dhe zhvillimi.
Kina dhe Japonia janë fqinjë të afërt dhe vende të rëndësishme në Azi dhe në botë. Marrëdhëniet e tyre kanë rëndësi më të madhe se lidhjet dypalëshe. Kina është e gatshme të punojë me Japoninë për të ndjekur parimet dhe drejtimet e përcaktuara në 4 dokumentet politike Kinë-Japoni, t'i përmbahet konsensusit të rëndësishëm se Kina dhe Japonia janë "partnerë reciprokë dhe nuk përbëjnë kërcënim për njëra-tjetrën", të punojnë së bashku për të çuar përpara në mënyrë gjithëpërfshirëse marrëdhëniet strategjike Kinë-Japoni me përfitim reciprok dhe të përpiqen të ndërtojnë marrëdhënie konstruktive dhe të qëndrueshme Kinë-Japoni që përputhen me kërkesat e epokës së re.
Xi theksoi që zhvillimi i Kinës është një rast për botën, dhe aq më tepër për Japoninë dhe vendet e tjera fqinje. Shpresojmë që pala japoneze bashkë me Kinën të vendosë një kuptim korrekt të njëra-tjetrës, të kapë drejtimin e duhur të marrëdhënieve dypalëshe nga një perspektivë strategjike dhe një perspektivë e përgjithshme, të pasqyrojë konsensusin e rëndësishëm politik të arritur nga të dy palët në politika konkrete dhe veprime praktike, të shikojë historinë në mënyrë të drejtë dhe të shikojnë njëkohësisht të ardhmen, duke trajtuar siç duhet çështjet kryesore mbi historinë dhe Tajvanin, duke menaxhuar në mënyrë konstruktive dallimet dhe duke mbrojtur themelin politik të marrëdhënieve dypalëshe.
Foto nga Xinhua
Të dyja palët duhet të thellojnë dhe zgjerojnë shkëmbimet lokale njerëzore dhe të nxisin mirëkuptimin reciprok mes dy popujve, veçanërisht mes brezit të ri.
Interesat ekonomike të Kinës dhe Japonisë janë thellësisht të ndërlidhura. Të dy palët duhet t'i përmbahen bashkëpunimit me fitime të përbashkëta dhe të ruajnë sistemin global të tregtisë së lirë dhe stabilitetin e zinxhirëve të prodhimit dhe furnizimit. Duhet të forcojnë koordinimin mbi çështjet ndërkombëtare dhe rajonale. Të praktikojnë multilateralizmin e vërtetë, të promovojnë rajonalizmin e hapur dhe të trajtojn së bashku sfidat globale.
Ishiba Shigeru nga ana e tij u shpreh që Japonia dhe Kina janë përgjegjëse për paqen, prosperitetin rajonal dhe përpjekjet e përbashkëta të të dy palëve, për të çuar përpara në mënyrë gjithëpërfshirëse marrëdhëniet strategjike dhe reciprokisht përfituese Japoni-Kinë, për të ndërtuar një marrëdhënie konstruktive e të qëndrueshme dypalëshe që kanë rëndësi të madhe për rajonin dhe botën.
Lidhur me çështjen e Tajvanit, qëndrimi i Japonisë për zbatimin e deklaratës së përbashkët Japoni-Kinë 1972 kurrë nuk ka ndryshuar. Pala japoneze u përmbahet parimeve dhe konsensusit të vendosur në 4 dokumentet politike mes Japonisë dhe Kinës, ngul këmbë për rrugën e zhvillimit paqësor dhe është e gatshme të kryejë dialog të sinqertë me Kinën në të gjitha nivelet për të rritur mirëkuptimin reciprok dhe besimin në frymën e trajtimit të drejtë të çështjeve të historisë si dhe një konsideratë të drejtë për të ardhmen.
Japonia nuk ka qejf të shkëputet nga Kina dhe shpreson se të dy palët do të forcojnë shkëmbimet njerëzore dhe kulturore, dhe të nxisin bashkëpunimin në fusha të ndryshme si ekonomia e tregtia, zhvillimi i gjelbër, kujdesi mjekësor dhe kujdesi shëndetësor për të arritur më shumë rezultate, në mënyrë që të përfitojnë më mirë njerëzit e të dy vendeve. Japonia është e gatshme të punojë ngushtë me Kinën në kuadër të APEK-ut dhe kornizave të tjera.
Foto nga VCG
Të dy palët ranë dakord të mbajnë shkëmbime të nivelit të lartë, të përdorin mirë mekanizmin e dialogut të nivelit të lartë në fushat ekonomike, njerëzore dhe kulturore dhe sa më parë të shndërrojnë në veprim konsensusin e arritur mbi lëshimin e ujit të ndotur bërthamor të Fukushimës. (Jiang Lei)