Tetor: Ekonomia e Kinës bën përparim të qëndrueshëm
2024-11-15 18:15:29

Foto nga VCG

Ekonomia kineze bëri përparim të qëndrueshëm dhe treguesit kryesorë ekonomikë u rritën ndjeshëm në tetor, tha Fu Linghui, zëdhënës i Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës, në një konferencë shtypi të premten.

Në muajin e mëparshëm, shitjet totale me pakicë të mallrave të konsumit arritën në 4.5396 trilionë juanë (rreth 627 miliardë dollarë), duke shënuar një rritje prej 4.8 për qind në krahasim me tetorin e vitit të kaluar. Ndërkohë, vlera totale e importit dhe eksportit të mallrave arriti në 3.7007 trilionë juanë (rreth 511 miliardë dollarë), 4.6 për qind më shumë se e njëjtja periudhë e vjetshme, tha Fu. (Çang Çuo)