Porti i Çankait:Një pikënisje për “Shtegun e Lashtë të Inkasve në Epokën e Re”
2024-11-16 17:59:36

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Nga Porti i Çankait deri në qytetin Shangai, po dëshmojmë jo vetëm zbatimin e nismës ‘Një brez, një rrugë’ në Peru, por edhe një rrugë të re që lidh Azinë dhe Amerikën Latine.” Sipas kohës vendore, Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologia e tij peruane Dina Boluarte morën pjesë me anë të videos në ceremoninë e përurimit të Portit të Çankait. Presidenti Xi u shpreh se porti i Çankait po bëhet një një pikënisje e re për “Shtegun e Lashtë të Inkasve në Epokën e Re”.

Kjo është vizita e tretë shtetërore e Presidentit Xi në Peru dhe takimi i tretë me Presidenten Boruarte në një vit. Të dy krerët e shteteve morën pjesë së bashku në ceremoninë e hapjes së portit, e cila u bë një arritje dhe momenti kryesor i vizitës, duke dëshmuar miqësinë e përjetshme mes dy popujve. Më shumë se 500 vjet më parë, inkasit, paraardhësit e Perusë, ndërtuan shtegun e lashtë të Inkave që përshkon veriun dhe jugun e Andeve. Sot, si një projekt kyç i nismës “Një brez një rrugë” i ndërtuar bashkërisht nga Kina dhe Peruja, Porti i Çankait ka sjellë vitalitet të ri në këtë shteg të lashtë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Konkretisht, “risia” e pozicionimit të Portit të Çankait reflektohet në dy aspekte: 

Së pari, është një port “ i artë”. Faza e parë e projektit të Portit të Çankait shkurton kohën e transportit me një drejtim midis Kinës dhe Perusë në 23 ditë, duke ulur më shumë se 20% koston e logjistikës. Ai do të sjellë 4.5 miliardë dollarë të ardhura në Peru çdo vit, duke krijuar 8000 vende të drejtpërdrejta pune. 

Në të njëjtën kohë, Porti i Çankait është një port "i gjelbër". Departamenti i projektit krijoi një stacion shpëtimi për kafshët, për të përmirësuar kushtet mjedisore të ligatinave, plazheve dhe habitateve biologjike dhe për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë dhe shoqërisë lokale.

Jo vetëm përurimi i Portit të Çankait, por gjatë vizitës së Presidentit Xi, dy krerët e shteteve u dëshmuan edhe nënshkrimin e dokumenteve të rëndësishme të bashkëpunimit si plan për ndërtimin e përbashkët të nismës “Një brez, një rrugë” dhe protokolli për përmirësimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë.

Aktualisht, ndryshimet në botë që kanë ndodhur gjatë një shekulli janë duke u përshpejtuar ndaj sistemi global i qeverisjes po pëson ndryshime të thella. 

Kina po promovon fuqishëm modernizimin e stilit kinez. Ndërkohë Peruja ka formuluar një sërë planesh zhvillimi për të promovuar transformimin e energjisë dhe përmirësimin industrial. Të dyja palët ndajnë dëshirën për t'iu përgjigjur sfidave dhe për t'u zhvilluar së bashku. Të dyja mbrojnë multilateralizmin dhe kundërshtojnë proteksionizmin. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nga një këndvështrim më i gjerë, Kina dhe Peruja janë të dyja vende të rëndësishme të tregut në zhvillim, buzë të Paqësorit, dhe anëtarë të rëndësishëm të vendeve të Jugut Global. Promovimi i cilësisë dhe përmirësimi i bashkëpunimit pragmatik është në interesat e përbashkëta të vendeve në zhvillim.

Nga përurimi i Portit të Çankait deri te përmirësimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë, nga vazhdimi i promovimit të dialogut dhe bashkëpunimit në fushat e arsimit, kulturës, turizmit dhe të tjera, te respektimi i multilateralizmit dhe përkrahja e bashkëpunimit shumëpalësh, vizita e Presidentit Xi ka arritur rezultate të frytshme dhe është thelluar marrëdhënia midis Kinës dhe Perusë, si edhe miqësia tradicionale e Kinës, ka zgjeruar hapësirën për bashkëpunime reciprokisht të dobishëm, duke i dhënë marrëdhënieve dypalëshe konotacion në Epokën e Re. Gjithashtu ka injektuar një shtysë të re në bashkëpunimin Kinë-Amerikë Latine si edhe në zhvillimin dhe rigjallërimin e vendeve të Jugut Global.