Foto nga Xinhua
Më 15 nëntor pasdite, gjatë pjesëmarrjes në Takimin Jozyrtar të Liderëve të APEK që zhvillohet në Peru, Kyetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping pati takim me Presidentin e Kilit, Gabriel Boric.
Gjatë takimit, Xi vuri në dukje që Kili është vendi i parë në Amerikën Jugore që vendos marrëdhëniet diplomatike me Kinën e Re.
Për mbi gjysëm shekulli, dy palët përgjithmonë ngulin këmbë të mbështesin interesat thelbësore dhe çështjet me vëmendje të mëdha, duke qenë miq dhe partnerë të mirë me bashkëpunim dhe bashkëfitime.
Kina është gati që bashkë me Kilin të shfrytëzojnë 55-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve dypalëshe vitin e ardhshëm, të ngushtojnë lidhjet strategjike, të thellojnë bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta, të ndajnë mundësitë e zhvillimit dhe të nxisin zhvillimin më të madh të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Kili, për të favorizuar më mirë dy popujt.
Xi theksoi që të dy palët duhet të forcojnë shkëmbimet në fusha të ndryshme dhe në të gjitha nivelet, të ngulin këmbë për respektimin, besimin, përfitimet dhe ndërlidhjet reciproke. Ata duhet të pasurojnë pandërprerë përmbajtjen e bashkëpunimit, të forcojnë bashkëpunimin në infrastrukturë, energji të pastër, informacion e telekomunikacion dhe fusha të tjera. Gjithashtu duhet të nxisin bashkëpunimin dypalësh në fushën më të qëndrueshme dhe më të gjerë të tregtisë së lirë të nivelit të lartë dhe politikat e hapura industriale.
Foto nga Xinhua
Kina mirëpret produktet kiliane të cilësisë së lartë të eksportohen në Kinë. Ajo mbështet më shumë sipërmarrjet kineze për investime në Kili dhe shpreson se Kili do të ofrojë një mjedis biznesi transparent, të hapur dhe jo diskriminues për sipërmarrjet kineze.
Kina është e gatshme të forcojë komunikimin dhe bashkëpunimin me Kilin në mekanizmat shumëpalësh si OKB, OBT dhe APEK, të praktikojë multilateralizmin e vërtetë, të mbrojë zinxhirin e furnizimit global të qetë dhe të qëndrueshëm dhe interesat e përbashkëta të Jugut Global dhe të ndërtojë së bashku një komunitet të hapur, të gjallë, të fortë dhe paqësor me fate të përbashkëta të Azi-Paqësorit.
Boric u shpreh që Kili dhe Kina kanë marrëdhënie të mira dhe kanë fruta të pasura në bashkëpunimin ekonomik.
Në situatën aktuale ndërkombëtare, zhvillimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve Kili-Kinë ka një rëndësi të madhe.
Kili zbaton në mënyrë të vendosur parimin e një-Kine dhe është i gatshëm të thellojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin me Kinën në kulturë, arsim dhe fusha të tjera.
Foto nga VCG
Ai shprehu urime për kryetarin Xi që dje aktivizoi hapjen e portit të Çankajit në Peru. Kili mirëpret më shumë sipërmarrje kineze të shkojnë në Kili për bashkëpunim industrial, infrastrukturor, etj. Kili është gati të ofrojë mjedis të mirë biznesi. Ai mirëpret të mbajë lidhje të ngushtë me Kinën nën mekanizmat shumëpalëshe, si APEK, të kundërshtojnë proteksionizim dhe të ruajnë sigurinë dhe mbarësinë e tregtisë së lirë dhe zinxhirëve të prodhimit dhe furnizimit të botës.
Kili mbështet anëtarësimin e Kinës në marrëveshjen e bashkëpunimit trans-Paqësor, CPTPP dhe marrëveshjen e ekonomisë digjitale, DEPA. (Jiang Lei)