Xi Jinping takohet me Kryeministrin e Zelandës së Re
2024-11-16 17:32:04

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

 

Më 15 nëntor pasdite, gjatë pjesëmarrjes në Takimin Jozyrtar të Liderëve të APEK që zhvillohet në Peru, Kryetari i Shtetit të Kinës Xi Jinping pati takim me Kryeministrin e Zelandës së Re, Christopher Luxon.

 

Xi vuri në dukje që 10 vjet më parë, gjatë vizitës në Zelandën e Re, të dy palët morën vendimin për vendosjen e partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Zelandë e Re.

 

10 vitet e fundit, marrëdhënie dypalëshe kanë ruajtur një prirje zhvillimi të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm, i cili ka rritur në mënyrë efektive mirëqenien e dy popujve dhe meriton t’i kushtohet më shumë vëmendje.

 

Kina dhe Zelanda e Re janë anëtarë të rëndësishëm në Azi-Paqësor dhe përplotësojnë mirë njëra-tjetrën në ekonomi. Dy palët nuk kanë mosmarrëveshje në histori, nuk kanë konflikte interesash ndaj duhet të shikojnë njëra-tjetrën si mundësi dhe partner, jo sfidë o kërcënim. Ata duhet të menaxhojnë me gjakftohtësi divergjencat dhe të mos lejojnë caktimin e marrëdhënieve dypalëshe sipas mosmarrëveshjeve.

 

Kina është gati që bashkë me Zelandën e Re, të vazhdojnë të promovojnë frymën e pilotit, të ndërtojnë bashkë marrëdhëniet dypalëshe me respekt të ndërsjellë, gjithëpërfshirje reciproke, fokusim te bashkëpunimi dhe zhvillim të përbashkët, me synimin të ndihmojnë zhvillimin e njëra-tjetrës.

 

Xi theksoi që Kina mbështet shkëmbimet dypalëshe në nivel lokal  me të rinjtë, mediat dhe studiuesit, për të konsoliduar bazën e miqësisë popullore.

 

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Kina ka përfshirë Zelandën e Re në listën e vendeve pa viza për hyrje në Kinë ndaj mirpret më shumë miq të Zelandës së Re të vijnë në Kinë për punë dhe turizëm. Kina është gati të shtojë bashkëpunimin me Zelandën e Re në mekanizmat shumëpalësh, si OKB, APEK dhe OBT, për të ruajtur së bashku paqen e stabilitetin në Azi-Paqësor dhe botë.

 

Luxon u shpreh që Kina është një vend i madh. Gjatë 10 viteve pas vizitës së suksesshme të kryetarit Xi, marrëdhëniet dypalëshe janë zhvilluar mirë dhe lidhjet mes dy popujve janë shumë të forta.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zelanda e Re përpiqet për të thelluar partneritetin e gjithanshëm strategjik Zelandë e Re-Kinë. Zbaton në mënyrë të vendosur politikën e një-Kine dhe është gati të ruajë shkëmbimet e nivelit të lartë me Kinën. Gjithashtu të thellojë në mënyrë gjithëpërfshirëse shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme si ekonomia e tregtia, zhvillimi i gjelbër, dhe ndryshimet klimatike. Ajo pret të forcojë komunikimin dhe bashkëpunimin me Kinën në mekanizma shumëpalëshe si APEK, që të ruajë bashkë me Kinën lirinë dhe hapjen e tregtisë rajonale dhe të nxisin prosperitetin dhe zhvillimin rajonal. (Jiang Lei)