“Nga stili me dorë të lirë te piktura e përpiktë” – “Një shtrëngim duarsh mes HBIS dhe Çelikut Serb”
2023-10-07 17:23:37

Mbi 40 kilometra në juglindje të kryeqytetit të Serbisë, Beograd, ndodhet një qytet i vogël me më shumë se 100 mijë banorë - Smederevo. Fabrika e çelikut “Smederovo,” e themeluar në vitin 1913, kishte kontribuuar me 40% të të ardhurave fiskale të qytetit në kulmin e saj dhe njihej si “krenaria e Serbisë”.

Por më vonë, për shkak të konkurrencës dhe administrimit të dobët, fabrika shekullore e çelikut nisi të humbiste vit pas viti, duke arritur në prag të falimentimit. Qeveria serbe organizoi disa raunde tenderash ndërkombëtarë për të shitur fabrikën, por të gjitha dështuan.

Në prill të vitit 2016, kur mbi 5 mijë punonjës të fabrikës mbetën pa asnjë të ardhur, Grupi kinez HBIS investoi në themelimin e ndërmarrjes së përbashkët së Çelikut Serb “HBIS”. Drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie Song Sihai thotë se në përgjigje të nismës “Një brez, një rrugë” dhe për të përmbushur nevojat operacionale të biznesit të saj, HBIS vendosi të bashkëpunojë me palën serbe. Në të kaluarën, industria kineze e çelikut kishte bërë disa investime jashtë vendit, por kjo ishte e para herë për blerjen dhe funksionimin e të gjithë zinxhirit të kësaj industrie.

Vetëm dy muaj pas krijimit të Çelikut Serb “HBIS”, më 19 qershor të vitit 2016, fabrika shekullore priti një mysafir të rëndësishëm, presidentin kinez Xi Jinping. Ekipi kinez solli administrim dhe teknologji të avancuar dhe në fund të vitit 2016, vetëm 8 muaj pas krijimit të sipërmarrjes së re, fabrika nisi të marrë përfitimet e para.

Që nga viti 2018, për 4 vite radhazi Çeliu Serb “HBIS” është bërë kompania më e madhe eksportuese e Serbisë, duke thyer rekordin historik të prodhimit të kësaj fabrike për më shumë se një shekull.