Qytetërimi kinez nxit përparimin e përbashkët të qytetërimeve botërore me përthithjen e elementeve të ndryshme
2023-10-04 11:12:09

Tempulli i Kalit të Bardhë në Luoyang të Kinës Qendrore është tempulli i parë budist në Kinë. Para mbi 1900 vjetësh, dy të dërguarit e dinastisë Han Lindore shkuan në Tianzhu (India e sotme) dhe u kthyen me Shkrimet e Shenjta Budiste dhe statuja budiste, të mbajtura nga një kalë i bardhë, pastaj budizmi u përhap në Kinë. Kjo tregon që qytetërimi kinez është i hapur për të përthithur elementet e qytetërimeve të huaja.

Koncepti i harmonisë në diversitet dhe i bukurisë në harmoni është i rrënjosur thellësisht në gjenet e kombit kinez. Historia e zhvillimit të qytetërimit kinez prej mijëra vjetësh është një histori e integrimit me qytetërimet e huaja, e mësimit nga njëri-tjetri, e zhvillimit të pandarë drejt shkëlqimit. Rruga e lashtë e Mëndafshit nxiti shkëmbimet kulturore ndërmjet Kinës dhe Perëndimit, kurse muralet në Shpellat "Mogao" të Dunhuang-ut kanë ruajtur shumë elemente të kulturës perëndimore. Ritoni, ena e lashtë e verës e përhapur në kontinentin euroaziatik, është dëshmia e vërtetë e shkëmbimeve kulturore ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit në Rrugën e Mëndafshit.