Tregtia mes Xiamen-it të Kinës dhe BRICS-it, rritje me 28.7 për qind në janar-gusht
2023-10-04 11:33:03

Foto nga VCG

Qyteti bregdetar Xiamen në provincën Fujian të Kinës juglindore regjistroi rritje të tregtisë me vendet e BRICS-it me 28.7 për qind në bazë vjetore, duke arritur në 75.81 miliardë juanë (rreth 10.6 miliardë dollarë amerikanë) në tetë muajt e parë të vitit 2023, njoftoi zyra lokale doganore.

Eksportet e Xiamen-it në vendet e BRICS-it arritën në 20.34 miliardë juanë nga janari në gusht, 10.4 për qind më shumë në bazë vjetore, ndërsa importet arritën në 55.47 miliardë juanë, një rritje prej 37 për qind në bazë vjetore, bën të ditur “Xinhua”.

Mallrat kryesore të importuara gjatë kësaj periudhe përfshinin qymyr, xehe metali dhe rërë minerale dhe produkte bujqësore, ndërsa eksportet përfshinin produkte mekanike dhe elektrike. (Elona)