Gjallëri e re nga “ekonomia e Lojërave Aziatike”
2023-10-03 14:56:39

Mbajtja e Lojërave të 19-ta Aziatike të Hangzhou-t i ka përhapur elementet e Lojërave Aziatike në të gjithë provincën Zhejiang, duke i bërë njerëzit të ndiejnë atmosferën e fortë të këtij aktiviteti. Tema e Lojërave Aziatike është në qendër të gazetave, televizioneve, mediave në internet, platformave sociale etj. Dhe bashkë me to është bërë e njohur “ekonomia e Lojërave Aziatike”.