Shtimi i bashkëpunimit kulturor dhe turistik në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë" kthehet nga vizion në realitet
2023-09-26 11:37:18

Në vitin 2013 Kina propozoi nismën "Një brez, një rrugë". Qysh nga ajo kohë, Rruga e lashtë e Mëndafshit, me moshë mijëravjeçare, është bërë përsëri e begatë. Një vit më pas, "Rruga e Mëndafshit: Rrjeti Rrugor i Korridorit Chang'an-Tianshan", i aplikuar bashkërisht nga Kina, Kazakistani dhe Kirgizistani, u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore.