Qetësohet situata me zjarret, asnjë vatër aktive në Shqipëri
2023-08-29 11:51:47

Foto nga CFP

Në Shqipëri nuk raportohet asnjë vatër aktive zjarri pas një fundjave kritike në disa zona të fundit.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, raportoi se shtatë vatra zjarri që përfshinë të dielën zona të ndryshme të vendit, janë shuar plotësisht.

Situata raportohet e qetë në fshatin Krastë, në bashkinë e Krujës, si edhe në Elbasan, ku prej së premtes shpërthyen flakët në landfillin e qytetit.

“Puna intensive dhe angazhimi maksimal bëri të mundur shuarjen përfundimtare të flakëve edhe në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në Elbasan. Situata po monitorohet nga forcat e zjarrfikëses së bashkisë së këtij qyteti”,- njoftoi ministri Peleshi, bën të ditur “RTSH”.

Temperaturat në Shqipëri kanë qenë të larta dhe moti i thatë e ndihmuan përhapjen e zjarreve gjatë muajit gusht, ndërkohë që të gjitha strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe qendror mbeten në gatishmëri të plotë. (Fatosi)