Peleshi: Në dy javë u shuan 95 vatra zjarri, nga qershori 212 vatra të fikura
2023-08-18 19:15:54

Zjarret në Shqipëri (Foto ATSH)

Zjarret në Shqipëri (Foto ATSH)

Në dy javët e para të muajit gusht janë shuar 95 vatra zjarri në Shqipëri. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një bilanc të fundit bëri të ditur se rreth 212 vatra zjarri janë fikur në kohë në muajt qershor-korrik, citon “ATSH”.

“95 vatra zjarri të raportuara gjatë dy javëve të para të muajit gusht janë shuar në kohë, falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të emergjencës, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe bashkëpunimit të frytshëm me komunitetin”,- thekson Peleshi.

Sipas ministrit,  përmirësimi i sistemit të reagimit ka bërë të mundur që asnjë nga këto vatra të mos marrë përmasa të parikuperueshme.

“Vigjilenca e komuniteteve, sinjalizimi dhe reagimi në kohë, faktorë kryesorë për parandalimin e ngjarjeve që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve e pasuritë e vendit”, - përfundon ministri Peleshi. (Elona)