Zhvillohen eksperimente pas kthimit të anijes "Shenzhou-15" në Tokë
2023-08-08 12:22:10

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një sërë kërkimesh shkencore janë në zbatim nga shkencëtarët kinezë, pas kthimit  në Tokë të anijes kozmike "Shenzhou-15", që ka sjellë 20 kg kampione eksperimentale nga stacioni hapësinor i Kinës.

 

Gjatë misionit gjashtëmujor, ekuipazhi i anijes "Shenzhou-15" instaloi dhe testoi 15 kabinete eksperimentesh shkencore dhe kreu mbi 40 eksperimente shkencore e prova teknike në fushat e kërkimit dhe zbatimit të shkencës hapësinore, mjekësisë hapësinore dhe teknologjive hapësinore.

 

Instituti i Ushqimit dhe Shëndetit i Shangait pranë Akademisë së Shkencave të Kinës ka marrë një kuti me kultura qelizash dhe indesh, që përmban qeliza të muskujve skeletorë.

 

Sipas një raporti në qershor nga ky institut, eksperimentet në hapësirë kanë arritur kulturën dhe diferencimin e qelizave të muskujve skeletorë dhe astronautët kanë bërë vrojtimin e dukurive përkatëse, si bashkimi qelizor dhe formimi i fibrave të muskujve.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Me përdorimin e sistemit të imazherisë fluoreshente të Kinës, është krijuar një metodë e analizës pamore autonome në orbitë të fagocitozës. Kjo teknologji është përdorur për herë të parë për të zbuluar formimin e autofagozomës në qelizat e muskujve skeletalë në mjedisin e mikrogravitetit në hapësirë.

Nëpërmjet eksperimenteve të krahasimit të mostrave nga stacioni hapësinor i Kinës dhe Toka, janë bërë zbulimet paraprake.

 

Sipas studiuesit Ying Hao nga Instituti i Ushqimit dhe Shëndetit i Shangait, qelizat e muskujve skeletorë kanë aftësi për rritje dhe diferencim në mjedisin e mikrogravitetit, por mund të shkaktohen reagime të stresit jonormal, duke ndryshuar nivelin e autofagjisë dhe përtëritjes.

 

Muskujt skeletorë zënë 40 për qind të peshës së njeriut. Sëmundjet si obeziteti, diabeti dhe sëmundje të tjera të metabolizmit, si edhe atrofia e muskujve nga plakja, kanë lidhje me mushkujt skeletorë, theksoi Ying, duke shtuar që atrofia e mushkujve do të ndodhë edhe tek astronautët.

 

Ying bëri të ditur që studimi do të ndihmojë misionet e ardhshme në stacionin hapësinor, si edhe në eksplorimet e Hënës dhe Marsit.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kjo do të ofrojë gjithashtu ide të reja për parandalimin dhe mjekin e sëmundjeve në Tokë, si sarkopenia dhe atropia e muskujve

 

Krahas kësaj, edhe Instituti i Studimit të Metaleve pranë Akademisë së Shkencave të Kinës ka bërë kërkime dhe analiza mbi aliazhin e aluminit të sjellë nga stacioni hapësinor kinez. Eksperimentet mbi aliazhet e aluminit janë bërë në një kabinet hapësinor.

 

Superaliazhet me një kristal të vetëm janë materiali kyç për prodhimin e motorëve të aeroplanëve dhe helikave të turbinave me avull.

 

Studiuesi Luo Xinghong tha që përbërja elementare e këtyre materialeve është shumë më komplekse se ajo e ujit, gjë që, bashkë me tretshmërinë e elementeve të ndryshme, efektet e temperaturës dhe gravitetit, do të çojë në defekte.

 

Luo tha që, për përmirësimin e performancës së përgjithshme, duhet të merret parasysh graviteti dhe stacioni hapësinor ka një mjedis të përkryer.

 

Sistemi i përdorimit të stacionit hapësinor kinez për projektet në hapësirë është i hapur për shkencëtarët dhe inxhinierët. Projektet mbulojnë shkencën hapësinore dhe studimin e njeriut, fizikën në mikrogravitet dhe teknologjitë e reja hapësinore. (Jiang Lei)