Pastrimi i bregdetit në Vlorë, Kumbaro: Të ndëshkohen ndotësit e mjedisit
2023-06-28 19:56:35

Pastrimi ne Vlorë (Foto ATSH)

Pastrimi ne Vlorë (Foto ATSH)

Qyteti bregdetar i Vlorës i bashkohet këtë vit mbështetjes në pastrimin e bregdetit përgjatë pikut të sezonit nga qershori në shtator, me operatorin shtesë të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, duke siguruar pastrim 24 orë. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila i bëri thirrje qytetarëve dhe bizneseve të mbajnë pastër mjedisin ku jetojnë, citon “ATSH”.

Duke e vënë theksin te vështirësitë e pafundme, Kumbaro u shpreh se sfidë e përditshme mbetet së pari me bizneset që hedhin e mbushin koshat e destinuar për familjarët me qeset e restoranteve a të hoteleve, duke helmuar mjedisin e shkatërruar peizazhin, prandaj u është kërkuar të gjitha strukturave në terren të ndëshkojnë maksimalisht ndotësit e mjedisit.

Ministrja Kumbaro u bën thirrje të gjithë qytetarëve e pushuesve mos të hedhin shishe nga makina, mos t’i lënë qeset e plehrave ngado dhe mos të shëmtojnë mjedisin.

Në Vlorë ka dyfishim të forcave përmes operatorit të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit duke bërë pastrim të koordinuar me forcat e bashkisë. (Elona)