Kina thekson rolin e ndërmarrjeve në inovacion dhe rikonfirmon mbështetjen për sektorin privat
2023-04-23 14:41:09

Një tren maglev me shpejtësi të lartë që mund të ecë me një shpejtësi maksimale prej 600 km/h shfaqet në Pekin, 21 tetor 2021

Një tren maglev me shpejtësi të lartë që mund të ecë me një shpejtësi maksimale prej 600 km/h shfaqet në Pekin, 21 tetor 2021

Gjatë një mbledhjeje të kryesuar nga presidenti kinez Xi Jinping ditën e premte u theksua roli kryesor i ndërmarrjeve në inovacion dhe u rikonfirmua mbështetja e qeverisë për sektorin privat.

Në Pekin u mbajt mbledhja e parë e Komisionit për Thellimin e Reformës së Përgjithshme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Kineze (PKK). Xi, gjithashtu edhe sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, mbajti një fjalim në këtë mbledhje.

Mbështetje më e madhe për inovacionin e ndërmarrjeve

Kjo mbledhje bëri thirrje për forcimin e pozitës kryesore të ndërmarrjeve në inovacionin e teknologjisë shkencore, për të cilën u tha se është një lëvizje vendimtare për të thelluar reformën strukturore shkencore dhe teknologjike dhe për ta arritur pavarësinë dhe forcën e standardeve të larta në këto dy fusha.

Xi vuri në dukje se duhet të ketë mbështetje më të madhe për inovacionin e ndërmarrjeve me fokus në strategjitë kombëtare dhe kërkesat kryesore të zhvillimit industrial.

Thellimi i reformës së ndërmarrjeve shtetërore

Në mbledhjen e së premtes u theksua gjithashtu thellimi i reformës së ndërmarrjeve shtetërore për të ndërtuar një sistem menaxhimi të ekonomisë shtetërore me bashkërendim të nivelit të lartë, të drejta dhe detyrime të mirëpërcaktuara, funksionim efikas dhe mbikëqyrje efektive.

Reforma e ndërmarrjeve shtetërore në Kinë ka hyrë në një fazë plotësisht të re pasi Komiteti Qendror i PKK-së përfundoi një sërë detyrash kryesore që nga Kongresi Kombëtar i PKK-së i vitit 2012, duke përfshirë përfundimin e projektit trevjeçar.

Një dokument i aprovuar nga mbledhja ka përcaktuar misionin historik dhe pozicionin funksional të ekonomisë shtetërore në fazën e re, duke qartësuar objektivat e ardhshëm për reformën e sipërmarrjeve shtetërore.

Fuqizimi i ekonomisë private

Duke vënë në dukje se mbështetja për ekonominë private është një parim konsistent i Komitetit Qendror të PKK-së, mbledhja u zotua të optimizojë mjedisin e zhvillimit të sektorit privat, të heqë pengesat institucionale që kufizizojnë pjesëmarrjen e barbaratë të ndërmarrjeve private në konkurrencën e tregut dhe të udhëheqin sipërmarrjet private për të gjetur pozicionimin e tyre të duhur në zhvillimin me cilësi të lartë përmes reformës dhe zhvillimit të tyre, funksionimit të pajtueshmërisë, transformimit dhe përmirësimit.

Gjatë mbledhjes u aprovuan dokumente për forcimin e pozicionit kryesor të ndërmarrjeve në inovacionin e teknologjisë shkencore si dhe rregullat e punës për komisionin qendror në thellimin e reformës së përgjithshme dhe detyrat kryesore të komisionit në vitin 2023. (Xu Guang)