Sistemi ligjor i mbrojtjes së mjedisit ndihmon në ndërtimin e Kinës së bukur
2023-03-08 10:48:31

Foto nga VCG

Kina ka krijuar një sistem ligjesh për mbrojtjen e mjedisit që ka ndihmuar në avancimin e nismës “Kina e bukur”, sipas një raporti pune të prezantuar të martën.

Sistemi përbëhet nga Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit si ligji themelor dhe një sërë ligjesh në fusha specifike, si ajri, uji, mbetjet e ngurta, zhurma dhe ligatinat, bën të ditur “Xinhua”.

Katër ligje, përkatësisht Ligji për Mbrojtjen e Lumit Yangtze, Ligji për Mbrojtjen e Lumit të Verdhë, Ligji për Mbrojtjen e Tokës së Zezë dhe projektligji për ruajtjen ekologjike në Pllajën Qinghai-Tibet aktualisht në shqyrtim, janë përfshirë gjithashtu në sistem, thuhet në raport. (Elona)