Cili ka qenë reagimi i Kinës kundër COVID-19 në zonat rurale?
2023-02-08 17:45:27

Megjithëse ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) besojnë se pandemia e COVID-19 është në një pikë kalimi, më 30 janar Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus "pranoi këshillat e ofruara nga Komiteti lidhur me pandeminë e COVID-19, duke e quajtur atë një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar" .

Xinhua

Xinhua

Në sfondin e situatës pandemike kohët e fundit, Kina po përpiqet të përmirësojë punën e parandalimit dhe kontrollit në fazën e re të përgjigjes ndaj COVID-19. Qeveria kineze ka rregulluar strategjinë e reagimit të saj në bazë të realitetit konkret, teksa situata pandemike gjatë Festës së Pranverës ishte e qëndrueshme në përgjithësi. Lëvizja e brendshme masive dhe takimet familjare më pas nuk shkaktuan një shpërthim tjetër të rasteve të infektimit në zonat rurale.

Megjithatë, kur njerëzit të kthehen në vendet e tyre të punës, do të ketë një tjetër lëvizje të madhe, ndërsa shumë grupe të prekshme do të lihen pas në zonat rurale. Prandaj, parandalimi dhe kontrolli i COVID-19 në zonat rurale mund të kërkojë vëmendje të ngutshme. Autoritetet duhet të hartojnë plane parandalimi me objektiv të përcaktuar dhe të marrin masa konkrete për ta mbajtur pandeminë nën kontroll në zonat rurale.  

nga VCG

nga VCG

nga VCG

Zyrtarët vendorë duhet të rishikojnë protokollet e parandalimit dhe trajtimit të zbatuara për valën e parë të pandemisë në zonat rurale para Festës së Pranverës, për të identifikuar menjëherë problemet dhe për të marrë masa.

Është gjithashtu me rëndësi thelbësore që të ndërtohet një sistem i integruar shëndetësor në nivel konteje nëpërmjet mobilizimit të institucioneve shëndetësore në zonat rurale, me spitalet e konteve si shtyllë, qendrat shëndetësore të qytezave si nyja dhe klinikat e fshatrave si njësi funksionale të nivelit bazë.

Autoritetet administrative, institucionet shëndetësore dhe ndërmarrjet duhet të bashkërendohen për ofrimin e furnizimeve mjekësore në zonat rurale. Për grupet më të prekshme, si të moshuarit, fëmijët dhe gratë shtatzëna, që janë në rrezik më të lartë, statusi i tyre shëndetësor duhet të monitorohet më tej për të garantuar që rastet serioze të kalohen tek institucionet më të përshtatshme shëndetësore.

nga VCG

nga VCG

Përveç kësaj, kur zbulohet përhapja e pandemisë, duhet të rregullohet plani i reagimit ndaj COVID-19.

Do të ishte e mençur që të shfrytëzohen burimet e pushtetit vendor në fshatra për të realizuar disa masa monitorimi, meqenëse shkollat, çerdhet e fëmijëve dhe institucionet e kujdesit ndaj të moshuarve mund të jenë subjekt i rrezikut të lartë të infektimit, dhe të moshuarit e fëmijët e lënë pas në fshatra përbëjnë një pjesë të madhe të popullsisë lokale. Mund të jetë e dobishme që të kryhet një hetim për të mbledhur informacione të dorës së parë mbi situatën pandemike lokale, duke marrë parasysh rreziqet potenciale të lidhura me pandeminë.

Kërkohet që të rritet ndërgjegjësimi i personelit mjekësor në institucionet shëndetësore parësore mbi situatat pandemike në ndryshim të shpejtë, që ata të raportojnë mbi ndryshimet e virusit dhe të simptomave. Ata duhet të analizojnë edhe ndikimin e ndryshimeve të virusit mbi mjetet e tanishme të trajtimit e mbrojtjes nga vaksinat.

Përveç kësaj, duhet të krijohet një mekanizëm pune në bazë të realitetit për të përmirësuar shërbimet shëndetësore në zonat rurale.

Por edhe nëse banorët e këtyre zonave kanë arritur imunitetin e tufës pas infektimeve masive, mund të ndodhin shpërthime të shumta të infektimeve prej ndryshimeve të virusit. Tani të rinjtë janë kthyer në punë në qytete, dhe shumë të moshuar, fëmijë e njerëz me aftësi të kufizuara janë lënë pas në fshat. Në këtë situatë duhet t'u kushtohet vëmendje më e madhe atyre. 

Qeveria duhet të shqyrtojë mundësinë e ndërtimit të bazës së të dhënave me informacion mbi ta nëpërmjet kontrollit të statusit të shëndetit dhe përpilimit të të dhënave shëndetësore të tyre. Ata duhet të regjistrohen për shërbimet shëndetësore të ofruara nga mjekët e përgjithshëm. Këta mjekë të kujdesit bazë mund të ofrojnë trajtime për grupet shoqërore kyçe. Veçanërisht në valën tjetër të infektimit nga COVID-19, këta mjekë duhet të ruajnë komunikimin me ta.

nga VCG

nga VCG

Reagimi ndaj COVID-19 është një proces sistematik që përfshin një gamë të gjerë faktorësh. Tani fokusi i përpjekjeve të përgjigjes ndaj pandemisë të Kinës është në "mbrojtjen e shëndetit të popullit dhe parandalimin e rasteve serioze." Mënyra për të zbutur ndikimin e pandemisë mbi zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në zonat rurale është përmirësimi i planeve të reagimit pandemik dhe fokusimi në mbrojtjen e grupeve kyçe të popullsisë. (Xu Guang)

nga VCG

nga VCG