Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme: Ekonomia e Kinës do të shohë përmirësime të ndjeshme në vitin 2023
2023-01-20 17:59:42

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ekonomia e Kinës në vitin 2023 do të shohë një përmirësim të ndjeshëm, do të bëjë hapa më të mëdhenj dhe do të kontribuojë më shumë në rimëkëmbjen ekonomike botërore, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin, gjatë një konference shtypi në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me ekonominë e Kinës në vitin 2022, si dhe ndaj parashikimit të medias se ekonomia e Kinës do të rritet ndjeshëm në 2023, citon “Xinhua”.

Wang tha në vitin 2022, Kina koordinoi në mënyrë efektive përgjigjen ndaj Covid-19 me zhvillimin socio-ekonomik, rriti rregullimin makro dhe trajtoi në mënyrë efektive ndikimin e faktorëve përtej pritshmërive, pavarësisht nga pandemia e përsëritur dhe e vazhdueshme dhe rritja e ngadaltë ekonomike globale.

“Ne ishim në gjendje të stabilizonim performancën e përgjithshme të makroekonomisë dhe të vazhdonim me rritjen e prodhimit ekonomik të vendit, si në terma agregatë ashtu edhe për frymë”,- tha Wang.

Sipas tij, këto janë arritje të fituara me vështirësi dhe pasqyrojnë elasticitetin e fortë të ekonomisë kineze, potencialin e bollshëm dhe vitalitetin e fortë dhe faktin që bazat që mbështesin rritjen e shëndoshë ekonomike të Kinës në afat të gjatë mbeten të pandryshuara. (Irma)