nga VCG
Nga e mërkura, Kina do të ulë çmimet me pakicë të benzinës dhe naftës, bazuar në ndryshimet e fundit në çmimet ndërkombëtare të naftës.
Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës njoftoi se çmimet e benzinës dhe të naftës do të ulen përkatësisht me 205 juanë (rreth 30 dollarë amerikanë) për ton dhe 195 juanë për ton, përcjell “Xinhua”.
Komisioni parashikoi se çmimet ndërkombëtare të naftës do të bien në afat të shkurtër për shkak të dobësimit të kërkesës globale.
Sipas mekanizmit aktual të çmimeve, çmimet e produkteve të naftës së rafinuar rregullohen në përputhje me ndryshimet në çmimin ndërkombëtar të naftës bruto.
Komisioni bëri të ditur se kompanitë kineze të naftës do të vazhdojnë të sigurojnë furnizim të qëndrueshëm në tregun e brendshëm. (Elona)