Tregtia e jashtme e Kinës u rrit me 7.7 për qind në vitin 2022
2023-01-15 16:14:58

VCG

VCG

Vlera vjetore e tregtisë së jashtme të Kinës arriti në 40 trilionë juanë (rreth 5.94 trilionë dollarë amerikanë) për herë të parë në vitin 2022, ndërsa vendi punon për të koordinuar më mirë reagimin ndaj epidemisë me zhvillimin ekonomik dhe social mes situatave komplekse të brendshme dhe ndërkombëtare.

Të dhënat zyrtare treguan se tregtia totale e mallrave arriti një rekord prej 42.07 trilionë juanë, me një rritje prej 7.7 për qind nga viti në vit, duke qëndruar në krye të botës për gjashtë vjet radhazi, citon “Xinhua”.

VCG

VCG

Sipas Administratës së Përgjithshme të Doganave, eksportet u rritën me 10.5 për qind në 23.97 trilionë juanë dhe importet u rritën me 4.3 për qind në 18.1 trilionë juanë.

Importet dhe eksportet e Kinës me ASEAN, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara u rritën përkatësisht me 15 për qind, 5.6 për qind dhe 3.7 për qind.

Tregtia e Kinës me vendet e nismës “Një brez, një rrugë” u rrit me 19.4 për qind për të zënë 32.9 për qind të totalit të tregtisë së saj të jashtme, ndërsa tregtia me anëtarët e tjerë të Partneritetit Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal u rrit me 7.5 për qind. (Irma)