Kina pezullon dhënien e vizave afatshkurtra për shtetasit koreanojugorë
2023-01-10 17:25:23

Foto: VCG

Ambasada kineze në Korenë e Jugut njoftoi të martën se do të pezullojë dhënien e vizave afatshkurtra për shtetasit koreanojugorë që vizitojnë Kinën për biznes, turizëm, trajtim mjekësor, tranzit ose çështje të përgjithshme private.

Masat do të përshtaten në varësi të heqjes së kufizimeve diskriminuese për hyrjen e shtetasve kinezë të vendosura nga Koreja e Jugut, shtohet në njoftim.(Artan)