Investimet e transportit të Kinës u rritën me 5.8 për qind në janar-nëntor
2022-12-29 12:42:39

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Investimi i aseteve fikse të Kinës në sektorin e transportit ruajti rritje të qëndrueshme nga janari në nëntor, treguan të dhënat zyrtare të mërkurën.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Transportit, investimet në transport arritën në 3.5 trilionë juanë (rreth 502 miliardë dollarë amerikanë) në 11 muajt e parë të 2022-shin, duke u rritur 5.8 për qind nga viti në vit, bën të ditur “Xinhua”.

Investimet që arrijnë në rreth 2.6 trilionë juanë u kanalizuan në ndërtimin e rrugëve, duke u rritur me 9.1 për qind nga viti në vit.

Investimet në zhvillimin e rrugëve ujore u rritën me 10.2 për qind nga viti në vit në 147.8 miliardë juanë.

Vetëm në nëntor, investimet në transport arritën në 369.5 miliardë juanë, me një rritje prej 0.9 për qind nga viti në vit. (Elona)