Tregtia ndërkombëtare e Kinës në mallra dhe shërbime u rrit me 5 për qind në tetor
2022-11-26 18:24:18

CFP

nga CFP

Vlera e përgjithshme e import-eksportit tregtar ndërkombëtar të Kinës në mallra dhe shërbime arriti në 3.85 trilionë juan (afro 539.6 miliardë dollarë) në tetor, duke u rritur 5 për qind nga viti në vit, sipas të dhënave të publikuara të premten nga Administrata Shtetërore e Këmbimit të Valutave.
Në tetor, eksporti i mallrave arriti 1.92 trilionë juan, ndërsa importet 1.51 trilionë juanë, duke çuar në një sufiçit prej 408.8 miliardë juanësh.
Në të njëjtën kohë, eksportet e shërbimeve muajin e kaluar arritën 180.6 miliardë juanë, ndërsa importet e shërbimeve ishin 237.3 miliardë juanë, duke rezultuar në një deficit tregtar prej 56.7 miliardë juanë.
Sipas të dhënave zyrtare, shërbimet e transportit regjistruan 159.9 miliardë juanë në vëllim tregtar, më i madhi ndër artikujt kryesorë. Eksporti dhe importi i shërbimeve të tjera të biznesit, shërbimeve të udhëtimit si dhe të telekomunikacionit, kompjuterit dhe informacionit, regjistruan përkatësisht 74.4 miliardë juan, 65.8 miliardë juan dhe 47.2 miliardë juan. (Xu Guang)