Zona pyjore Yingchun në provincën Heilongjiang kohët e fundit ka parë tufa zogjsh shtegtarë, duke përfshirë patat e egra, çafkat, lejlekët e bardhë orientalë, mjellmat dhe zogjtë bishtbardhë, shkruan “China Daily”.
Zogjtë u ndalën për të pushuar dhe për të gjetur ushqim.
Fotografët kapën spektaklin e dhjetëra mijëra zogjve në fluturim ose të zënë duke kërkuar ushqim, ose thjesht duke u çlodhur, ndërsa ata përgatiteshin për të vazhduar udhëtimin e tyre të gjatë sezonal drejt jugut.
Vitet e fundit, Yingchun ka punuar fort për zhvillimin ekologjik dhe ka bërë përparim të rëndësishëm në përmirësimin e mjedisit dhe rritjen e biodiversitetit.
Si rezultat, zona tani tërheq tufa të mëdha shpendësh shtegtarë çdo pranverë dhe vjeshtë për shkak të klimës së këndshme dhe kushteve të mira ekologjike. (Fatosi)