Presidenti i Kinës Xi Jinping nënshkruan artikullin e botuar në median braziliane
2024-11-17 15:58:45

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të shtunën, sipas kohës lokale, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e 19-të të Liderëve të G20 në Rio dhe vizitës shtetërore në Brazil, Presidenti Xi Jinping botoi një artikull në gazetën braziliane “Folha de S. Paulo” me titull “Një miqësi që përfshin oqeane të gjera, një udhëtim drejt një të ardhmeje të përbashkët më të ndritshme”. 

Teksti i plotë i artikullit është si më poshtë:

Me ftesë të Presidentit Luiz Inácio Lula da Silva, do të bëj një vizitë shtetërore në Republikën Federale të Brazilit dhe do të marr pjesë në Samitin e Liderëve të G20-ës në Rio de Zhaneiro.

Brazili ka një territor të gjerë, burime të pasura, peizazhe të bukura dhe kultura të pasura. Është një vend shumë i dashur nga populli kinez. Më shumë se 200 vjet më parë, çaji kinez, erëzat, porcelani etj., udhëtuan përtej oqeanit drejt Brazilit, duke ndërtuar një urë për shkëmbimet ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve duke u bërë një lidhje për shkëmbimet miqësore midis popullit kinez dhe brazilian.

Më 15 gusht të vitit 1974, Kina dhe Brazili vendosën zyrtarisht marrëdhënie diplomatike. Gjatë 50 viteve të fundit, marrëdhëniet Kinë-Brazil i kanë rezistuar provës së peripecive të situatës ndërkombëtare, duke u bërë gjithnjë e më të pjekura dhe aktive, duke promovuar në mënyrë efektive zhvillimin e të dy vendeve dhe duke dhënë kontribute pozitive për paqen dhe stabilitetin botëror, duke krijuar një fitore të favorshme për zhvillimin e dy vendeve.

Të dyja palët i janë përmbajtur gjithmonë respektit të ndërsjellë dhe trajtimit të barabartë, si dhe kanë kuptuar dhe mbështetur rrugët e zhvillimit të zgjedhura nga popujt e tyre. 

Brazili është vendi i parë që ka krijuar marrëdhënie partneriteti strategjik me Kinën si edhe vendi i parë i Amerikës Latine që ka krijuar marrëdhënie partneriteti gjithëpërfshirës strategjik me Kinën. 

Komiteti i nivelit të lartë të koordinimit dhe bashkëpunimit midis dy vendeve funksionon mirë për 20 vjet duke luajtur një rol të rëndësishëm në koordinimin dhe planifikimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe në kërkimin e zhvillimit të përbashkët.

Të dyja palët i janë përmbajtur gjithmonë përfitimeve të ndërsjella dhe avantazheve plotësuese. Ata kanë punuar së bashku për të promovuar proceset e tyre përkatëse të modernizimit. 

Kina ka qenë partneri më i madh tregtar i Brazilit për 15 vjet rresht dhe një nga burimet kryesore të Brazilit të investimeve të huaja. Sipas statistikave kineze, në tre vitet e fundit, importet vjetore të Kinës nga Brazili kanë tejkaluar 100 miliardë dollarë. Me përpjekjet e përbashkëta të dy vendeve, struktura dypalëshe tregtare është optimizuar më shumë, niveli i bashkëpunimit ka vazhduar të përmirësohet dhe interesat e përbashkëta kanë vazhduar të zgjerohen me përfitime reciproke në bujqësi, infrastrukturë, burime energjetike, zhvillim të gjelbër, inovacion teknologjik, financa dhe fusha të tjera, gjë që ka nxitur efektivisht zhvillimin përkatës ekonomik dhe social.

Të dyja palët i janë përmbajtur gjithmonë hapjes, gjithëpërfshirjes dhe mësimit të ndërsjellë. Vitet e fundit muzika, vallëzimi, ushqimi, sporti etj. janë kthyer në ura të reja që lidhin dy popujt. Mirëkuptimi i ndërsjellë dhe ndjenjat miqësore mes dy palëve kanë vazhduar të thellohen. Këtë vit, të dyja palët zhvilluan një sërë aktivitetesh për të festuar 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, duke ofruar festa të mrekullueshme kulturore për popujt e të dy vendeve.

Të dyja palët i janë përmbajtur gjithmonë zhvillimit paqësor, drejtësisë dhe kanë pikëpamje të njëjta ose të ngjashme për shumë çështje ndërkombëtare dhe rajonale. 

Jo shumë kohë më parë, Kina dhe Brazili lëshuan së bashku një "konsensus prej gjashtë pikash" për promovimin e një zgjidhjeje politike të krizës ukrainase, e cila mori përgjigje pozitive nga komuniteti ndërkombëtar. Kina dhe Brazili kanë bashkuar duart për të luajtur rolin dhe përgjegjësitë e tyre si vende të mëdha përgjegjëse, për të promovuar multipolaritetin botëror dhe demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për të injektuar energji pozitive në paqen dhe stabilitetin botëror.

Aktualisht, ndryshimet e botës po përshpejtohen dhe sfidat dhe ndryshimet e reja po shfaqen njëra pas tjetrës. Si dy vendet kryesore në zhvillim në hemisferat lindore dhe perëndimore dhe anëtarë të rëndësishëm të BRICS, Kina dhe Brazili duhet të bashkohen më ngushtë, të hapin kanale të reja krah për krah dhe të punojnë së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë për të dy popujt dhe njerëzimin.

Ne duhet të mbajmë në mendje drejtimin e përgjithshëm të miqësisë Kinë-Brazil. Të vazhdojmë t'i japim lojë të plotë rolit të mekanizmave të bashkëpunimit si komiteti i koordinimit dhe bashkëpunimit të nivelit të lartë dhe dialogu strategjik gjithëpërfshirës midis dy vendeve, të ndërtojmë në mënyrë aktive marrëdhënie të qëndrueshme dhe të pjekura midis vendeve të mëdha dhe të promovojmë stabilitetin dhe zhvillimin afatgjatë të marrëdhënieve dypalëshe.

Ne duhet të kultivojmë një vrull të ri për bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm midis Kinës dhe Brazilit. Të dyja vendet konsiderojnë përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së njerëzve si synime të rëndësishme, ndaj të dyja po punojnë shumë në rrugën e modernizimit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ne duhet të forcojmë themelet e miqësisë midis popujve të dy vendeve. Të dyja palët duhet të vazhdojnë të çojnë përpara traditën e shkëlqyer të hapjes dhe gjithëpërfshirjes dhe të thellojnë shkëmbimet dhe bashkëpunimin në kulturë, arsim, shkencë dhe teknologji, shëndetësi, sport, turizëm, fusha të tjera.

Si një vend i madh në zhvillim, ne duhet të mbajmë përgjegjësitë që na ka dhënë historia. Të punojmë me vendet e Jugut Global për të mbrojtur me vendosmëri interesat e përbashkëta të vendeve në zhvillim për t'iu përgjigjur sfidave globale, dhe të promovojmë një sistem më të drejtë të qeverisjes globale, që të zhvillohet në një drejtim të arsyeshëm dhe të japë kontribute kino-braziliane për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e përbashkët të botës. 

Një tjetër qëllim i rëndësishëm i vizitës sime në Brazil këtë herë është të marr pjesë në Samitin e Liderëve të G20. 

G20 është një platformë e rëndësishme për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar. 

Pasi Brazili mori presidencën, vendosi temën "Ndërtimi i një bote të drejtë dhe një planeti të qëndrueshëm" duke promovuar në mënyrë aktive bashkëpunimin në fusha të ndryshme të G20-s, duke hedhur një themel të mirë për organizimin e suksesshëm të Samitit të Rio de Zhaneiros. 

Presidenti Lula mori "luftimin e urisë dhe varfërisë" si temën kryesore të samitit të Rio de Zhaneiros dhe propozoi krijimin e një "aleance globale për të luftuar urinë dhe varfërinë". Kina e vlerëson shumë lartë dhe do ta mbështesë këtë në mënyrë aktive.

Ndërtimi i një bote të drejtë kërkon që G20 të mbështesë vendet e Jugut Global, në arritjen e një zhvillimi më të madh, bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëpunimit të barabartë dhe përfitimit reciprok. 

Ne duhet të vendosim zhvillimin e bashkëpunimit të G20 në thelb. Ta kthejmë në prioritet realizimin e Agjendës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030. Të ndërtojmë një partneritet global për zhvillim të qëndrueshëm dhe të promovojmë zhvillimin global që është më gjithëpërfshirës, më i dobishëm dhe më elastik. 

Është e nevojshme të forcohet koordinimi i politikave makroekonomike, të promovohet liberalizimi dhe lehtësimi i tregtisë dhe investimeve, të krijohet një mjedis i hapur, gjithëpërfshirës dhe jodiskriminues i bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ndërtimi i një planeti të qëndrueshëm kërkon që G20 të mbrojë metodat dhe stilet e jetesës së qëndrueshme të prodhimit duke arritur bashkëjetesën harmonike midis njeriut dhe natyrës. 

Është e nevojshme të promovohet më tej bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e gjelbër dhe lëshimin me karbon të ulët, mbrojtjen e mjedisit, tranzicionin energjetik, ndryshimet klimatike dhe fusha të tjera. Duhet ti përmbahemi parimit të përgjegjësive të përbashkëta por të diferencuara duke ofruar më shumë mbështetje për vendet e Jugut Global, për sa i përket fondeve, teknologjisë, ngritjes së kapaciteteve dhe aspekteve të tjera.

Unë besoj se Samiti i Liderëve të G20 në Rio de Zhaneiro do të arrijë përfundimisht rezultate të frytshme dhe do të lërë një "shenjë braziliane" të dallueshme në historinë e G20-s. 

Unë gjithashtu pres me padurim të punoj me Presidentin Lula për të udhëhequr marrëdhëniet Kinë-Brazil në një "50 vjet të artë" të ri, si edhe për të ndërtuar një komunitet më të drejtë dhe të qëndrueshëm me një të ardhme të përbashkët.