Foto nga Xinhua
Të shtunën pasdite, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping u takua në Lima të Perusë me presidentin amerikan Joe Biden.
Xi vuri në dukje që në botën e sotme të trazuar, konfliktet ndodhin shpesh dhe problemet e vjetra e të reja janë ndërthurur. Njerëzimi po përballon sfida të papara. “Konkurrimi mes fuqive të mëdha nuk duhet të jetë elementi bazë i kohës dhe vetëm me bashkim e koordinim mund të kapërcejmë bashkë vështirësitë,” u shpreh Xi.
Foto nga Xinhua
Sipas tij, një raund i ri i revolucionit teknologjik dhe transformimi industrial janë në zhvillim të plotë dhe "shkëputja" nuk është zgjidhja. Vetëm bashkëpunimi me përfitim të përbashkët mund të sjellë zhvillim të përbashkët. Krijimi i “oborreve të vogla me mure të larta” nuk është veprimi i një fuqie të madhe, ndërsa vetëm hapja e ndarja e përbashkët mund të sjellin përfitime për njerëzimin.
Foto nga CMG
Kina dhe ShBA-ja janë dy fuqi të mëdha dhe duhet të mendojnë për interesat e botës, duke i dhënë më shumë qëndrueshmëri dhe energji pozitive botës së tanishme të trazuar. (Jiang Lei)