MJP: Kina e gatshme të forcojë komunikimin dhe bashkëpunimin me të gjitha palët, për të mikpritur takimin APEC 2026
2024-11-17 16:19:40

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Aplikimi i Kinës për të shërbyer si vend mikpritës i APEC në vitin 2026, ka marrë mbështetje nga të gjitha palët dhe është miratuar në Takimin e Liderëve të APEC të këtij viti. Cili është komenti nga Ministria e Jashtme të Kinës për këtë?

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme tha se APEC është një mekanizëm i rëndësishëm bashkëpunimi ekonomik në rajonin e Azi-Paqësorit. Nisur nga situata e përgjithshme e promovimit të bashkëpunimit të Azi-Paqësorit, Kina mori iniciativën dhe propozoi që të presë takimin e APEC të vitit 2026. Propozimi u mirëprit nga anëtarët e APEC dhe u miratua nga ky takim i liderëve.

Kina i ka kushtuar gjithmonë një rëndësi të madhe bashkëpunimit të Azi-Paqësorit dhe ka pritur takimet e APEC në vitin 2001 dhe 2014. 

Në vitin 2026, Kina do të shërbejë si vend pritës i APEC për herë të tretë. 

Kina është e gatshme të forcojë komunikimin dhe bashkëpunimin me të gjitha palët për organizimin e takimit në vitin 2026, të zbatojë së bashku Vizionin e Putrajaya të vitit 2040, të promovojë ndërtimin e Komunitetit Azi-Paqësor dhe Zonës së Tregtisë së Lirë Azi-Paqësor, të krijojë rezultate praktike bashkëpunimi në fusha të ndryshme dhe të injektojë rritje ekonomike në Azi-Paqësor dhe botë.