Kina do të vendosë taksën e konsumit për cigaret elektronike
2022-10-27 11:47:02

Foto: VCG

Kina do të vendosë një taksë konsumi për cigaret elektronike nga 1 nëntori 2022, njoftoi Ministria e Financave.

Shkalla e taksës për prodhimin dhe importin e cigareve elektronike është vendosur në 36 për qind, ndërsa për tregtinë me shumicë është 11 për qind, citon “Xinhua” deklaratën e përbashkët të ministrisë me autoritetet tatimore.

Lëvizja synon të përmirësojë sistemin e taksës së konsumit. Për të forcuar mbikëqyrjen mbi cigaret elektronike, Kina nxori një rregullore për industrinë në fillim të këtij viti, e cila imponoi menaxhimin e licencave për prodhimin e cigareve elektronike, subjektet e shitjes me shumicë dhe pakicë dhe ndaloi ngritjen e pikave të shitjes së cigareve elektronike pranë shkollave. (Elona)