Zyrtari kinez: Ndryshimet klimaterike shqetësojnë komunitetin global
2022-10-23 11:03:29

VCG

VCG

Ndryshimi i klimës është një sfidë e spikatur globale që ka të bëjë me interesat e përbashkëta të komunitetit ndërkombëtar, deklaroi Zhai Qing, zëvendësministri i Ministrisë së Ekologjisë dhe Mjedisit, në një konferencë shtypi, në kuadër të  Kongresit të Partisë Komuniste të Kinës.

Ai tha se Kina e ka bërë përshtatjen ndaj ndryshimeve klimaterike një strategji kryesore të zhvillimit të vendit, raporton “China Daily”.

VCG

VCG

Në vitin 2020, intensiteti i emetimit të karbonit në Kinë ra me 48.4 për qind nga ai i vitit 2005, duke tejkaluar angazhimet e bëra ndaj komunitetit ndërkombëtar, tha Zhai.

Vitin e kaluar, përqindja e qymyrit në konsumin total të energjisë së Kinës ra në 56 për qind nga 72.4 për qind në vitin 2005, tha ai.

VCG

VCG

Vitin e kaluar, kapaciteti i instaluar i prodhimit të energjisë nga era, dielli, uji dhe biomasa u rendit i pari në botë.

“Ne kemi publikuar një strategji kombëtare për t'iu përshtatur ndryshimeve klimaterike dhe kemi vazhduar të kryejmë projekte pilot për të ndërtuar qytete që mund të përshtaten me ndryshimet klimaterike”,- tha ai. (Irma)