Kina ndalon cigaret elektronike me shije frutash
2022-10-06 12:14:25

Kina prezantoi një rregull për të ndaluar shitjet e cigareve elektronike me shije frutash, ndërsa vendi po forcon kontrollin e një produkti që është gjithnjë e më i popullarizuar nga përdoruesit e rinj.  

Standardet kombëtare të detyrueshme për cigaret elektronike janë krijuar për të vepruar lidhur me përdorimin e cigareve elektronike te të rinjtë, të cilët mund të jenë më të varur nga nikotina dhe të dëmtohen nga substanca të tjera, bën të ditur “CGTN”.  

foto nga VCG

foto nga VCG

Ndalimi i produkteve me shije frutash është për t'i bërë cigaret elektronike më pak tërheqëse për të rinjtë, sipas Administratës Shtetërore për Rregullimin e Tregut që miratoi standardet.  

Standardet e reja hynë në fuqi më 1 tetor.  

Prodhuesit e cigareve elektronike lejohen të përdorin vetëm 101 lloje të substancave të miratuara paraprakisht për produktet e tyre, ndërsa Kina po punon për të kufizuar ndikimin në shëndetin e përdoruesve.  

Sipas rregullave të reja, prodhuesve dhe tregtarëve u kërkohet gjithashtu të marrin një licencë përpara prodhimit dhe shitjes së produkteve të tyre.  

Përpara zbatimit të standardeve të reja, në Kinë u ndalua shitja online e cigareve elektronike për të mbrojtur të miturit.  

Deri tani, rreth 400 furnitorë, marka dhe eksportues kanë marrë licencat.  

Produktet me shije frutash preferohen nga konsumatorët kinezë në krahasim me shijet tradicionale të duhanit. Shitjet me pakicë të cigareve elektronike tani pritet të bien të paktën 50 për qind, pasi të jenë hequr produktet me shije frutash, bënë të ditur autoritetet. (Elona)