Rritja e kostove të ngrohjes nxit inflacionin në Lituani
2022-10-02 11:32:10

Foto: VCG

Një rritje prej 34 për qind në tarifën e energjisë për shërbimet e ngrohjes qendrore e shoqëruar me rritjen e çmimit të karburantit të ngurtë dhe ushqimit çoi në rritjen e inflacionin në shtator në Lituani, raportoi “Baltic News Service” (BNS), citon “Xinhua”.

Sipas Zyrës së Statistikave të Lituanisë, inflacioni vjetor arriti në 22.4 për qind në gusht, niveli më i lartë në 26 vjet. Norma e parashikuar për shtatorin është 22.5 për qind, niveli më i lartë që nga i njëjti muaj i vitit 1996.

Këshilli Kombëtar Rregullator i Energjisë (VERT) njoftoi se fatura mesatare e ngrohjes pa tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) në shtator ishte 11.02 cent për kilovat-orë (kwh), që ishte 33.6 për qind më shumë se në gusht dhe 2.4 herë më shumë se në shtator 2021.

Faturat e larta të energjisë elektrike po çon në mbylljen e shumë bareve dhe restoranteve.

Sipas specialistëve, vetëm energjia elektrike tani kushton dy ose tre herë më shumë se qiraja.

Tadas Povilauskas, një ekonomist në “SEB Bankas”, beson se çmimet do të vazhdojnë të rriten pasi bizneset do të vazhdojnë të kalojnë kostot në rritje të energjisë te konsumatorët. (Irma)