Klasifikimi Ndërkombëtar i Sëmundjeve nuk përmban një diagnozë të "varësisë nga kompjuteri", megjithëse çështja e përfshirjes së këtij termi në listë ngrihet çdo vit. Shumë mjekë janë të prirur ta konsiderojnë varësinë nga kompjuteri si një sëmundje, së bashku me alkoolizmin dhe varësinë nga droga. Një eksperiment u krye në Gjermani, gjatë së cilës njerëzve iu treguan pamje nga lojërat e tyre të preferuara kompjuterike. Reagimi i njerëzve doli të ishte identik me atë të vërejtur tek alkoolistët dhe të varurit nga droga, kur atyre u tregohet një shishe alkool ose një dozë droge. Sipas statistikave, 12 në çdo 7000 njerëz janë të varur nga lojërat kompjuterike në internet. 19% e 250 milion përdoruesve të Facebook pranuan se ndiheshin të varur nga bixhozi. Lojërat në internet janë më problematike. Në vitin 2005, një vajzë adoleshente vdiq nga uria në Kinë. Ajo luajti World of Warcraft për disa ditë. Një vit më vonë, në Bashkiria, një djalë 17-vjeçar vdiq nga një krizë epileptike e shkaktuar nga loja për shumë orë në kompjuter. Statistikat e trishtueshme mund të vazhdojnë më tej, sepse raste të tilla kanë ndodhur kohët e fundit gjithnjë e më shpesh.
Vajza e varur nga telefoni ( Foto nga VCG)
Pasioni për lojërat kompjuterike në vetvete nuk është i rrezikshëm. Por kur bëhet problematike?
Shenjat kryesore që fëmija juaj është një i varur në lojërat ose një viktimë e varësisë nga interneti:
-Të gjitha bisedat janë rreth lojës së preferuar.
-Ai nuk është i interesuar për të studiuar, fëmija e kalon gjithë kohën e tij të lirë në kompjuter.
-Çdo përpjekje e prindërve për të kufizuar kohën bën që fëmija të qajë, të tërbohet dhe të bëhet nervoz, humori i tij shpesh dhe pa ndonjë arsye ndryshon ku nga gëzimi ai kalon menjëherë në një dëshpërim depresiv.
-Fëmija nuk di se si ta kontrollojë më kohën e tij të kaluar në kompjuter. Ai thotë se do të luajë për dy orë, por mund të ulet shumë më gjatë.
-Fëmija ndalon së kujdesuri për veten e tij, nuk ka shumë kujtesë, ai mund të harrojë të lahet, të lajë dhëmbët, të ndërrojë rrobat.
-Fëmijës nuk i ka mbetur më asnjë shok. Ai e ka të vështirë të komunikojë me dikë. Vuan nga kujtesa afatshkurtër dhe mund të mos kujtojë atë që tha ose premtoi disa orë më parë.
Nëse gjeni të paktën tre pika në këtë listë, kjo është një arsye për të ndërmarrë veprime urgjente. Tani ka teste të veçanta në internet që lejojnë, pasi të plotësoni pyetësorin, të kuptojnë se sa i madh është rreziku i zhvillimit të varësisë nga kompjuteri, të cilat nuk të japin zgjidhje të problemit, por mund të ndihmojnë për të formuar një ide të përgjithshme të problemit.
Për Grupin Mediatik të Kinës, ka dhënë intervistë në lidhje me këtë temë, Psikologe Këshillimi, Klorinda Serani.
Klorinda Serani Psikologe keshillimi
CMG: Përshëndetje! Si mund ta kuptojmë që fëmija ynë është bërë vartës pas teknologjisë, telefonit/kompjuterit? Cilat janë shenjat dalluese?
Klorinda Serani: Faleminderit për temat që ju realizoni, të cilat janë tema orientuese, ndihmuese e këshilluese. Përsa i përket tematikës mund të them që është një tematikë që më së shumti ditët e sotme ka ardhur si një shqetësim si për individin, por edhe për prindin. Përdorimi i tepërt i teknologjisë, ndryshimet dhe zhvillimet sociale kanë bërë që shkenca e teknologjia të arrijnë gati piedestalet në shoqërinë e sotme. Nuk mund të themi vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të botës, ku në ditët e sotme është gati e pamundur që të shikojmë një shoqëri ose një kulturë pa përdorimin e teknologjisë. Krahas saj është rritur dukshëm edhe përdorimi i telefonit, internetit, kompjuterit që ne e përdorim gati çdo orë. Është fatkeqësi të themi çdo orë, por e përdorim, ndoshta për ndonjë punë, ndonjë informacion, kontakt me një mik etj.
Rrjedhimisht ndikimi i teknologjisë ka pasojat e veta, edhe pasoja të tjera pozitive, por më së shumti mund të themi negative tek fëmijët, përderisa është rritur dukshëm përdorimi teknologjisë nga moshat e reja. Për prindërit, shqetësimi më i madh është përdorimi i teknologjisë tek të vegjëlit tanë.
Nga e shohim ne që është varësi nga interneti, pra që fëmija ynë është i varur nga interneti. E marrim si termë, varësia nga interneti përdoret për të treguar përdorimin e tepruar të internetit, pra një përdorim i pakontrolluar mund të ndikojë negativisht në jetën e përditshme të çdokujt e sidomos të fëmijës që nuk e kupton këtë varësi. Prindi e kupton kur fëmija e përdor, e kërkon e nuk mund të bëj diçka ndryshe përveçse të shohi telefonin, nuk mund të bëj një lojë tjetër përveçse të luajë online me lojërat e telefonit, nuk mund të luajë me shokët sepse i ka online ata shokë, do të rrijë në telefon sepse do të luajë aty dhe jo të dal jashtë me ta… Pra janë disa karakteristika që fëmijët paraqesin në këto raste, përdorimin e tepërt i telefonit, internetit apo lojërave online. Periudha që shpenzon fëmija në internet, kjo kohë e gjatë është e tepruar. Ai nuk e menaxhon kohën që qëndron përpara internetit, por prindi e shikon dhe më pas duhet ndërhyrja e tij. Kur preferon të komunikojë me shokët online më shumë sesa me miqtë realë, prindi përsëri duhet të ndërhyjë, të dalë bashkë me të dhe të komunikojë me fëmijën me lojëra aktive në oborr, park apo ambjentin që ka afër, e të shpenzoj kohën jashtë. Kur fëmijët zbehin jetën sociale e duan të rrinë përsëri në internet, kur nuk duan të bëjnë një aktivitet që e kanë pëlqyer më përpara, pra të gjjtha këto që unë përmenda që po rëndojnë jetën sociale të fëmijëve, janë disa nga shenjat dalluese të varësisë ndaj rrjeteve sociale.
foto nga VCG
CMG: A mund t'ja largojmë në mënyrë të menjëhershme telefonin, dhe cili është ndikimi në shëndetin dhe psikikën e këtyre fëmijëve?
Klorinda Serani: Duke përdorur telefonin individi, por më së tepërmi fëmija krijon varësi dhe ndikim negativ në shëndetin psikik, por edhe fizik të tij. Psikik e marrim në aspektin konjetiv ose njohës të tyre që e bën të ngadaltë, gati të dobët në zhvillimin e tij. Ndikon në uljen e performancës, në cilësinë e mësimit, nuk ka më angazhimin apo kreativitetin e të menduarit e ka të dobët, sepse atë shikon, pra pak eksperiencë, pak angazhim në jetën sociale, por sheh vetëm pjesën online.
Ndikon në aspektin e socializimit, sepse nuk ka një komunikim të gjatë në ambjente për shkak se zgjedh gradualisht mikun fizik që është kompjuteri, interneti ose tableti që ai përdor dhe e zëvendëson me mikun virtual dhe pothujase e gjithë energjia e emocioni që fëmija ka, lëvizshmëria, shkathësia, komunikimi, tashmë është shndërruar në një botë virtuale.
Ai zgjedh mikun virtual si më të rëndësishmin e i duket si një mik me të cilin mund të kënaqet, mund ta zgjedhi e ta shijojë aty ku ai qëndron. Ka edhe rreziqe të tjera si përshembull, kohë e pamjaftueshme për të bërë detyrat qe i janë përcaktuar për moshën e tij, detyrat e shtëpisë që i jep mësuejsa, detyrat që i cakton prindi, probleme shëndetësore edhe më të mëdha edhe fizike, struktura e trupit, kockore sepse është në zhvillim e sipër, dhimbjet e qafës, të kokës, pagjumësia, ndikim në marëdhëniet familjare, prishja e raporteve shoqërore me të tjerët sepse ai nuk është më social, zhvillimi agresiv tek fëmija sepse ai humb pjesën e komunikimit dhe nuk di më të ketë raport miqësor më të tjerët. Ndërsa pjesa e marëdhënies me prindërit ndoshta sepse e ka përdorur shumë telefonin dhe prindi ja ndërpret atë, e fëmija nuk e merr këtë komandë. Pra ka shumë e shumë rreziqe që vijnë nga përdorimi i internetit, pa përmendur rreziqet më të mëdha tek fëmijët më të mëdhenj. Tek këta fëmijë ka një ndikim mendor negativ, por kam idenë që fëmija duhet të jetë patjetër në përshtatje, ndihmesë nga prindi kur ai përdor telefonin sepse ai mund të shohi video nga më të ndryshme, të cilat nuk janë të përshtatshme për t’i parë, nuk është prindi aty për t’ja shpjeguar dhe si pasojë nxiten e provokohen dëshira seksuale të fëmijës në bazë të videove që ai sheh në rrjetet sociale; provokon sjellje të papërshtatshmë që nuk janë për fëmijën, keqedukim seksual që ai mund të shohi sepse mund të jetë në moshën 14,15 vjeç dhe e tërheq për ti parë këto video, si dhe prindi duhet të jetë patjetër ndihmues, orientues, edukues, shpjegues për çdo gjë që mund t’i kërkoj fëmija dhe patjetër t’i caktojë një kohë specifike atij për të përdorur telefonin.
CMG: Si mund ta orientojmë në vend të telefonit, drejt librit? (Ku në shumicën e familjeve dështon kjo gjë)
Klorinda Serani: Për ta orientuar fëmijën drejt librit në vend të telefonit është ë vështirë përderisa e kemi lënë për një kohë të gjatë tek telefoni e tashmë duhet ta kthejmë te libri, por sigurisht që nuk është pa zgjidhje. Nuk mund të bëhet direkt, me një buton kur nga disa orë në ditë të nesërmen menjëherë s’do ta përdori fare, por gradualisht dukë i folur fëmijës e duke ia spjeguar se çfarë pasojash e gjërash negative mund të sjellë telefoni. T’i shpjegojmë gjërat që mund ta kënaqin fëmijën edhe pa përdorur telefonin, t’ia spjegojmë se edhe loja në mjedis të jashtëm mund ta kënaqë po aq apo më shumë sesa telefoni, ne së bashku mund të zgjedhim një lojë me fëmijën nga interneti dhe këtë lojë e zbatojmë në shtëpi dhe kjo do të ishtë koha që ai mund ta përdorte për të ndejtur në internet. Unë kam bërë edhe një video këshilluese në rrjetet e mia sociale, sesi mund ta përdorim telefonin së bashku me fëmijën sepse duam apo s’duam ne, kompjuteri është bërë pjesë e jetës sociale, është pjesë e teknologjisë së arritshme së fundmi, por që ta përdorim ashtu siç duhet e përdorim për një kohë të caktuar dhe fitimprurëse, pra të zgjedhim lojën që duam dhe më pas e zbatojmë këtë lojë.
foto nga VCG
CMG: Çfarë këshille mund t’u jepni në këtë rast prindërve, që t’u vijnë në ndihmë fëmijëve të tyre? (Duke patur parasysh se shumë prindër mund ti përdorin këto mjete të teknologjisë, për shkak të punës)
Klorinda Serani: Patjetër që vijnë edhe këshillat në fund të këtij diskutimi, kësaj tematike që është shqetësuese për të gjithë. Këshilla që unë jap dhe kam dhënë gjjthmonë në lidhje me përdorimin e tepërt të telefonit është që, prindërit të respektojnë dhe t’ju japin fëmijëve një kufizim kohor me përdorimin e telefonit. Telefoni nuk duhet t’u jepet në mënyrë kategorike fëmijëve nën moshën 1 vjeç, sepse shqisat janë në zhvillim e sipër dhe i dëmtojnë rëndë ato. Nga mosha 2 vjeç mund t’i jepet të dëgjojë prej së largu dhe jo ta prekë rrjetin social, vetëm ndonjë këngë, vjershë apo përrallë. Duhet të dinë se jo çdo informacion që mund të gjendet në rrjete sociale është i besueshëm.
Të flasim, ta shikojmë e të kërkojmë ndihmë se cili burim është i besueshëm. Te bisedojmë me fëmijën për të identifikuar së bashku faqet të cilat janë serioze e duhen mbajtur dhe cilat duhen hequr, të luajmë me fëmijën lojërat që ai pëlqen e t’i japim më shumë kohë lojës fizike, aktivitete më shumë jashtë shtëpisë sesa brenda dhe nëse kemi zgjedhur brenda, më pak përdorimin e telefonit. T’i zejmë kohën fëmijës me punë që mund t’i realizojë vetëm ose bashkë me prindin. Fëmija mund të punojë duke bërë një lojë që ai do, duke e krijuar vetë, mund të shpikë diçka që ai mund ta realizojë dhe në bazë të asaj që ai pëlqen, dhe prindi në fund mund ta shpërblejë me diçka që ai do, por jo duke i dhënë telefonin, jo diçka që është dëmtuese për të.
Bini gjithmonë në kontakt dhe në një mendim me fëmijën. Gjithashtu mund të shohin prindërit së bashku me fëmijën një film, një dokumentar dhe duhet të respektojë gjithmonë kohën që është caktuar për të mbajtur telefonin. Duhet spjeguar fëmijës edhe arsyeja pse prindi e mban telefonin, ta bëjë fëmijën të kuptojë që prindit i duhet përdorimi i telefonit sepse punon me të dhe i duhet të punojë për punët që ka jashtë, e kjo mund ti duhet edhe fëmijës në të ardhmen, por ky është thjesht përdorim i telefonit e jo i aktiviteteve që mund të jenë dëmtuese për ta.
Nëse një adoleshent nuk është i sigurt në vetvete, ai ka pak komunikim jashtë shtëpisë, me një shkallë të madhe të probabilitetit ai mund të bëhet i varur nga komunikimi në internet. Aty do të gjejë atë që i mungon në jetë. Fëmijët me një nivel të lartë ankthi dhe frike shpesh "fiksohen" në epikat heroike të kompjuterit. Atyre u pëlqen ta identifikojnë veten si personazhin e plotfuqishëm të lojës, i cili vret shumë monstra në mënyrë të menjëhershme. Në këtë rast, fëmija, kompenson mungesën e guximit dhe vendosmërisë në realitet. Zhvilluesit e lojërave i dinë shumë mirë të gjitha këto, dhe çdo vit ata po përmirësojnë gjithnjë e më shumë produktin e tyre , duke ofruar tingull me cilësi të lartë, grafikë 3D, efekti i pranisë. Gjithçka është krijuar për ta bërë një person të ndihet "real" brenda lojës. Psikika e fëmijëve është më e lakuar, është më e lehtë për t’i rrëmbyer sesa të rriturit, ata më shpejt besojnë në atë që po ndodh. Fëmija pushon së perceptuari botën si më parë. Ndërsa varësia nga kompjuteri zhvillohet, ai humbet cilësitë e tij më të mira njerëzore si ndjeshmërinë dhe dashurinë.
Varësia nga kompjuteri mund të çojë në pasoja shumë të tmerrshme: Izolimi social, mungesa e aftësisë së fëmijës për të komunikuar dhe negociuar. Çrregullime të personalitetit nervor dhe mendor - psikozë, depresion klinik, histeri, skizofreni. Vështirësia e të mësuarit, mungesa e motivimit. Sjellja shoqërore, mungesa e të kuptuarit të kufijve të asaj që është e lejuar, përfshirë ligjin. Si rezultat, fëmija mund të bëhet një kriminel. Sëmundjet: gastriti, sjellja e dëmtuar, hemorroide, sindroma e lodhjes kronike, rraskapitja e të gjithë organizmit, ulçera e stomakut, miopia, sindroma e syrit të thatë, hiperopia, etj. Ka disa mënyra për ta ndihmuar fëmijën tuaj të heqë qafe varësinë nga kompjuteri. Por shkalla e varësisë duhet të merret parasysh. Në disa raste, prindërit mund ta ndihmojnë vetë fëmijën e tyre, por disa kanë nevojë për ndihmën e specialistëve. Janë të rekomanduara bisedat edukative në fillim të varësisë. Gabimi më i zakonshëm është të fillosh të ligjërosh për rreziqet e një kompjuteri, të skandalizosh dhe t'i bësh thirrje ndërgjegjes së fëmijës. Kjo vetëm do ta bezdisë atë. Mundohuni të bëheni një "shok". Kaloni mbrëmjen me fëmijën tuaj në lojën e tij të preferuar. Luaj dhe bisedo me të. Lëreni që t’ju tregojë për të gjithë personazhet dhe aftësitë e tyre gjatë aventurës virtuale, nxirrni butësisht nga fëmija pse atij i pëlqen të jetë ky hero dhe jo një tjetër? Përse i duhen kaq shumë armë? Me kë po lufton? Këto biseda do i ndihmojë prindërit për të kuptuar më tepër rreth dëshirave dhe kënaqësi të fëmijës së tyre.
Intervistoi: Sava Lena