Wuhan-i nga ballkoni

2020-03-20 19:13:07 CRI Komenti juaj Printoni

Kur të ktheheni në ballkon, kur të largohemi nga ballkoni,

Fundi i epidemisë nuk do të jetë i largët.

Më 17 mars u publikua zyrtarisht filmi i shkurtër me interes publik "Wuhan-i nga ballkoni", i prodhuar bashkërisht nga Kanali i Filmave pranë Grupit Mediatik të Kinës dhe Radiotelevizioni i Hubei-t. Në kohën kur ekipet e ndihmës mjekësore nga mbarë vendi po tërhiqen gradualisht nga provinca Hubei, ky film paraqit në mënyrë të ngrohtë optimizmin dhe këmbënguljen e banorëve të Wuhan-it gjatë luftës kundër epidemisë.

Luftojmë me garuzhdë dhe shtupë…

Gjurmët e jetës sonë të mundimshme fshihen

në kuzhinë, në tryezë, në dhomën e ndenjjes dhe në ballkon.

Në film regjistrohet jeta e përditshme e banorëve të thjeshtë të qytetit Wuhan.

Epidemia, izolimi dhe shpëtimi: "Ky është qyteti Wuhan për të cilin ke dëgjuar"; qëndrimi, dezinfektimi dhe durimi: "Ky është qyteti Wuhan që po përjetojmë".

Figurat e vërteta të Wuhan-it paraqiten gradualisht njëra pas tjetrës, duke i treguar shikuesit se:

Nuk ekziston vetëm një ndjenjë në 9 milionë histori.

Ne e pranojmë hidhërimin.

E pranojmë edhe mallëngjimin.

Nuk i fshehim lotët.

Nuk u shmangemi as të qeshurave.

Në frontin e parë janë luftëtarët me veshje të bardha, që luftojnë me koronavirusin në çdo minutë, pa përfillur rrezikun për jetën e tyre. Ndërkohë, pjesa dërrmuese e banorëve të thjeshtë, të cilët kanë mbetur në shtëpi për të siguruar gjendjen e përgjithshme të parandalimit e kontrollit të epidemisë, kanë dhënë kontribut kolosal për fitoren përfundimtare të kësaj lufte kundër epidemisë.

Regjisorja e filmit Le Shuting

Regjisorja e filmit Le Shuting bëri të ditur se në të gjitha lagjet në Wuhan zbatohej administrimi i mbyllur, "prandaj nuk mund të xhironim asnjë qytetar të thjeshtë në rrugët e Wuhan-it."

Kështu, regjisorja u detyrua ta kthente vështrimin nga ballkonet e pallateve. "Gjatë epidemisë, secili prej nesh është në gjendje izolimi në shtëpi, ndërsa ballkoni është një dritare përmes të cilës mund të ndjejmë botën e jashtme," tha Le Shuting-u.

Nëpërmjet regjistrimit të pamjeve të ndryshme në ballkone, regjistorja përpiqet ta bëjë këtë film të shkurtër një dritare për njohjen nga bota të gjendjes së tanishme të qytetarëve të Wuhan-it: "Çdo njeri po mbijeton me metodën e vet dhe po e përballon epideminë aktivisht dhe seriozisht."

Të gjitha pamjet në ballkone u xhiruan nga dronat nga ajri. Shumë banorë u tërhoqën nga zhurma e dronave dhe dolën në ballkon, duke përshëndetur me buzëqeshje. (Wang Lei)

 

Mrekulli
Lajmet Kryesore