| 2016-04-28 15:55:50 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
6. Një nga 7 mrekullitë e botës
Reuters publikoi disa vite më parë "Listën e peizazheve që s'duhen humbur", ku radhiti në vendin e parë segmenti Simatai, i Murit të Madh kinez.
Turistët e huaj dëshirojnë ta vizitojnë Murin e Madh dhe duke ecur mbi të, do t'i përshkojë një ndjesi krenarie e pabesueshme.
Në listë u përfshi edhe Hutongu i Pekinit. Sipas hartuesve të listës, nëse vizitoni hutongjet e vjetra dhe bisedoni me vendësit do të zbuloni shumë histori interesante.
Segmenti Simatai, i Murit të Madh ndodhet në verilindje të Pekinit. Ai është e vetmja rrënojë e arkitekturës kineze që ruan pamjen origjinale nga dinastia Ming.
7. Parajsë për blerësit
Kush vjen në Kinë, sidomos femrat, mezi presin të bëjnë pazar. Që nga lloje të ndryshme çajrash, tek perlat e deri tek veshjet e çantat
Çdo i huaj që e ka vizituar Pekinin me siguri ka qenë në Tregun e Mëndafshit për të blerë suvenire karakteristike kineze, por dhe artikuj sportivë të firmave të njohura me çmime të arsyeshme, veshje lëkure, ora, syze, bizhuteri, veshje për meshkuj, femra dhe fëmijë.
Qendra tregtare në katin e parë të saj është plot fast-food, bare dhe restorante kineze por edhe turke, italiane, meksikane. Pas blerjeve që mund të zgjatin me orë të tëra në katet e ndryshme të qendrës klientët zakonisht ulen për t'u çlodhur në një bar por edhe për të drekuar e darkuar në restorantet e këtushme.
I ngjashëm me Silk Market është dhe një qendër tjetër tregtare ajo e quajtur Pearl Market i njohur edhe si Hongqiao Market. Qendra ka marrë këtë emër pasi këtu shiten shumë artikuj bizhuterie prej perlash të të gjitha llojeve dhe çmimeve.
Por Pekini, Shangai, Guangzhou dhe metropole të tjera si këto kanë qendra të pafundme gjigante tregtare.
8. Relaks sipas mënyrës kineze
Në Kinë ka disa lloje masazhi dhe terapishqë do t'ju relaksojnë vërtetë. Kinezët përdorin shumë teknika të thjeshta për t'ju çlodhur dhe ekuilibruar emocionet tuaja. Kryesisht të huajt preferojnë masazhin e trupit, të këmbëve, akupunkturën, trajtimin me gurë të nxehtë, trajtimet në SPA-të luksoze, apo dhe aromaterapitë.
Për një qetësi shpirtërore shkoni në Tempullin Shaolin apo meditoni në Tempullin e Lasës, në rajonin e Tibetit.

9. Ujëvara, dete, male, ishuj e gadishuj, të gjitha në një vend
Asnjë udhëtim në Kinë nuk mund të quhet i plotë nëse nuk shihni disa peizazhe unike. Lumi Jance, lumi i tretë më i gjatë në botë shtrihet rreth 6500 km nga rajoni i Tibetit deri në afërsi të Shangait.
James Cameron pati një ide fantastike për filmin Avatar nga Parku Zhangjiajie në Hunan. Malet karstike janë madhështore, tamam si në film.
Pylli i gurtë që ruhet nga UNESCO-ja është mirë të vizitohet në qershor, ku dritat e fenerëve, orizi, vallet dhe këngët i tregojnë botës kulturën e pakicës etnike Han.
Duke zbritur nga mjegulla dhe duke shëtitur me biçikletë mund të humbasësh në rrugët e fshatrave misterioze, të rikrijuar për të qenë me kohën, mes tregjeve, shtëpive me oborre të lashta dhe vendasit që përpiqen të ruajnë traditat, mund të vizitohet një fshat tradicional i kombësisë Bai.
Më pas arrijmë në Lijiang, një gur i çmuar në rreze te Himalajeve, vend tregtar përgjatë rrugës së Çajit dhe Kuajve. Gratë që lajnë shamitë shumëngjyrëshe apo që ecin me gjallëri me shporta me fruta në duar, ndërsa mes rrugëve të ngushta humbet në tingujt e flautit magjik.
Në rrugët e vjetra zbulohet në një moment shpirti magjik i kësaj toke.
Duke kaluar në zonat kufitare mund të përfitoni për të qëndruar në shtëpitë e disa banorëve, apo mund të shkoni në Hanoi, kryeqytet i Vietnamit, ku do te mahniteni nga faltorja në formen e një lule lotusi, pastaj shkoni drejt Halong Bay, që do të thote 'gjiri i dragoit që zbret'.
Deklaruar si mrekullia e dytë në botë, gjiri është formuar nga shkëmbinj gëlqerorë që rriten nga uji në qiell, me mijëra ishuj të vegjël.
"Tarraca e ujit të bardhë", në provincën Yunnan në Kinë, është rreth 3 km katrorë e mbuluar nga një shtrese karbonati kalciumi të kristalizuar dhe përfaqëson një nga pikat më të famshme të zonës misterioze Shangri-La dhe të mbarë vendit.
Formacioni i veçante gjeologjik, qe të kujton tarracat, është krijuar nga depozitimi i vazhdueshëm i karbonatit të kalciumit që përmban uji i lumit, që rrjedh nga shpatet e maleve dhe daton në një periudhë mbi 200 mijë vjet më parë.
Hainani është një nga "këndet" e parajsës, ku mund të harrosh botën dhe t'i gëzohesh qetësisë së pafund, qoftë kjo edhe për një kohë të shkurtër. Në këtë destinacion ku termi kohë nuk ekziston, një vend që ruhet dhe mirëmbahet si të ishte i shenjtë.
Madhështia e Hainanit qëndron tek ishujt e vegjël natyrorë të rrethuar nga ujërat kristalorë dhe plazheve me rërë të bardhë. Është një strehë që të bën të harrosh gjithçka. Koha e lirë mund të kalohet mes banjave dhe shijimit të qetësisë, por nuk mungojnë edhe aktivitetet e shumta sportive, si sërfi, noti, rrëshqitja në ujë apo zhytjet.

Hainani është ishulli i dytë më i madh në Kinë, pas ishullit të Tajvanit. Numri i turistëve në këtë ishull shtohet konsiderueshëm nga viti në vit. Shumë turistë të huaj sot zgjedhin për t'i kaluar pushimet në Hainan, jo vetëm për bukuritë ekzotike por edhe për vetë pozicionin gjeografik. Ai ndodhet në afërsi të Singaporit, Malajzisë, Indonezisë dhe Filipineve. Tek të gjitha këto vende mund të shkosh me avion për 1-4 orë nga Hainani.
Miliona turistë e vizitojnë çdo vit ishullin Hainan në jug të Kinës për shumë arsye.
Ishulli u ofron vizitorëve nje ekperiencë të plotë pasi aty mund të gjeni gjithçkam që peizazhet dhe ushqimet ekzotike e deri tek kultura e grupeve etnike.
Nëse do të keni mundësi ta vizitoni këtë ishull ja ku të shkoni…
Sanya-parajsa tropikale e Kinës
Sanya ndodhet në zonën më jugore të Kinës, është qyteti i dytë për nga madhësia në provincën Hainan. Shpesh Sanya etiketohet si "Hawaii i Kinës", ku kalohen pushime të lira dhe fantastike. Se fundmi në këtë vend u mbajt dhe Konkursi Miss Bota ku mori pjese dhe miss-i nga Shqipëria. (Albana)
