| 2016-04-28 15:55:50 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kina është një nga destinacionet më ideale nëse doni të shijoni një aventurë të vërtetë.
Një herë Napoleoni tha, "Kina? Kur ky gjigant të zgjohet do të trondisë botën."
Në fakt gjiganti është zgjuar. Vendi po ndryshon më shpejt se çdo cep tjetër në botë, prandaj duhet ta vizitoni të paktën një herë në jetë për të ndjerë nga afër kulturën, historinë, traditat dhe jetën e sotme luksoze.
Ndoshta ju ka vajtur shpesh në mendje të bëni një udhëtim në Kinë, ndoshta për të bërë pazar, apo për të parë pandat, apo për të provuar teknika relasuese si masazh, akupunkturë etj., aftësi këto mijëravjeçare që vetëm mjeshtra si kinezët mund t'i realizojnë. Por Kina ka shumë arsye të tjera pse duhet vizituar..

1. Mikpritje si në Shqipëri
"Në jetë 3 gjëra të gëzueshme janë dita e martesës, realizimi i karrierës dhe vizita e mikut të mirë që vjen nga larg"—Konfuci
Mikpritja në Kinë është shumë e ngjashme me atë në Shqipëri. Kinezët janë popull i dashur dhe shumë mikpritës, e respektojnë mikun.
Një mikpritje e theksuar që të bie shumë në sy është ajo që u ofrojnë kinezët të huajve.
Disa janë të mendimit se kjo mikpritje e tyre varet nga fakti se kinezët duan mësojnë më shumë apo janë kuriozë për kulturën perëndimore. Por disa të tjerë mendojnë se mikpritja e ngrohtë kineze është një virtyt i trashëguar në kulturën dhe shoqërinë e tyre.
Mikpritja është e theksuar jo vetëm në shtëpinë kineze, por edhe në baret dhe restorantet në Kinë.
Miku në Kinë trajtohet me respekt të madh, po ashtu ai është i lirë të veprojë si të dojë. Psh: në Perëndim konsiderohet e papranueshme të tymosësh cigare në shtëpinë e dikujt pa e pyetur më parë, dhe mund të marrësh një përgjigje negative. Por në Kinë, të refuzosh një mik për të tymosur cigare në shtëpinë tuaj konsiderohet si sjellje jo e mirë. Pra, ashtu si edhe në Shqipëri miku është "mbreti".
Mikpritja në Kinë ndaj vizitorëve të huaj është akoma më interesante. Me të mbërritur në Kinë, vizitorëve u ofrohet për të parë shumë pika turistike, u ofrohen pjata të panumërta të kuzhinës tradicionale kineze dhe shumë pije të ndryshem, përfshi raki kineze, birrë apo dhe çaj.
Nëse do vizitoni Kinën do ndiheni si në shtëpi, pasi kinezët janë tepër të hapur ndaj të huajve dhe pëlqejnë të komunikojnë me ta. Nëse një i huaj në Kinë ka humbur rrugën apo ka ndonjë shqetësim tjetër, vendasit do të tregohen tepër të gatshëm për të ofruar ndihmë.
2. Ushqim perandorësh
Harrojeni atë që dini për ushqimin kinez.....
Ejani në Kinë dhe shijojeni tamam ushqimin e vërtetë. Për kinezët kuzhina e tyre është "perla më e shkëlqyer " e kulturës mijëravjeçare të Kinës dhe ata me të drejtë janë shumë krenarë. Në Kinë ushqimi nuk shërben vetëm për të mbushur stomakun; ai është plot me kuptim e domethënie. Këtë mund ta vësh re lehtë gjatë kremtimeve të festave të ndryshme. Çdo gjë që shtrohet në tryezë ka domethënien e vet: portokajtë e pulat për të uruar fat; peshku pasuri; gështenjat të ardhura më të larta etj.

Kuzhina kineze është kuzhina më e pasur në botë me mbi 5 mijë lloje gatimesh dhe ndryshon nga një rajon në tjetrin.
Çdo rajon ka specialitetin dhe shijen e vet. Psh, kuzhina e Shangait anon më shumë nga e ëmbla, ajo e Sëçuanit është tepër pikante. Do të mrekulloheni kur të zbuloni ushqimin e vëretetë kinez kur të jeni në Kinë.
3. Qytetërim mbi 5 mijëvjeçar
Qytetërimi kinez e ka zanafillën mbi 5 mijë vjet më parë.
Ka shumë gjëra interesante në kulturën dhe traditat kineze, gjëra që i mësoni duke shkuar në Pekin, Xian, Nanjing etj. Nëse do vizitoni Pekinin, nuk duhet të humbisni shijimin e çajit në çajtoren Laoshe, Operën e Pekinit, shijimin e Rosës së Pekinit, apo shkuarjen në zonën artistike 798, apo në Pallatin e Dimrit, të Verës, etj etj..... lista nuk ka fund.
5. Panda, tigra siberianë dhe gamile, wow!
Nëse vizitoni Kinën do shihni pothuajse çdo kafshë që gjendet mbi tokë, që nga pandat në Chengdu, apo gamilet në shkretëtirën Gobi, madje mund të shihni dhe tigra siberianë. Këto i gjeni në veri të Kinës, Harbin.
