Koncerti i Festës së Pranverës u ndoq nga mbi 1.2 miliardë shikues

2020-01-26 16:48:08 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 春节---[chūn jié]---Festa e Pranverës

Koncerti i Festës së Pranverës i Grupit Mediatik të Kinës (CMG) u zhvillua me sukses në vigjilje të Vitit të Ri Kinez, (24 janar), duke shënuar disa rekorde në transmetim.

Njoftohet se në mbrëmjen e 24 janarit, 225 kanale televizive kineze ritransmetuan paralelisht këtë gala, ndërkohë mbi 600 media të 170 vendeve e rajoneve të botës njoftuan këtë veprimtari në transmetimin e drejtpërdrejt. Nëpërmjet platformave të ndryshme përfshirë televizionin, internetin, rrjetin social etj., numri i shikuesve të kësaj galaje arriti në 1 miliard e 232 milionë, 606 milionë prej tyre e panë me mediat e reja. 98.65% e vlerësimeve në internet për këtë gala janë pozitive.

Programi  "Ura e Dashurisë", i prezuantuar nga gjashtë drejtues të famshëm të CMG-së

Vetëm gjysmë ore para nisjes së galasë, u shtua një program i posaçëm lidhur me rezistencën e epidemisë së pneumonisë, "Ura e Dashurisë". Ky është programi me përgatitjen më të shpejtë në historinë 37-vjeçare të Koncertit të Festës së Pranverës të CMG-së dhe u bë i vetmi program që që shfaqet pa prova. Ai transmetoi besimin e vendosur të kinezëve për "fitimin patjetër në luftën kundër epidemisë". Ky program ka gjetur jehonë e madhe te përdoruesit e internetit dhe njëkohësisht u raportua dhe u komentua nga shumë media të huaja, përfshi ato shqiptare si RTSH, OraNews etj., si dhe ato perëndimore si Reuters, AP, DPA etj.

Në këtë gala, u përdorën edhe shumë teknologji të reja, si 5G, 8K, VR, etj. Krahas ekraneve televizive, të celularit e të tabletit, galaja shihet edhe në ekranin e madh në kinema, paralelisht me transmetimin televiziv. Të gjitha këto i ofruan audiencës përvojë të reja audiovizive dhe realizuan efektivitetin maksimal të transmetimit.

Në shumë vende të huaja, Koncerti i Festës së Pranverës është bërë një markë e njohur e kulturës kineze. 294 televizione, radio dhe media të reja të ShBA-së, Britanisë, Japonisë, Australisë, Brazilit, Singaporit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Malajzisë, Tajlandës etj. transmetuan drejtpërdrejt tërësisht ose pjesërisht këtë gala. 28 milionë përdorues të huaj shikuan programet e galasë së sivjetshme nëpërmjet llogarive të "CCTV"-së në "Facebook" e "Youtube".

Në Tiranë, Boston, Londër Shën Peterburg, Dubai dhe shumë qytete të tjera të botës, në ekranet e madhe elektronike në ndërtesa simbolike, sheshe, stadiume ose aeroporte, u ritrasmetua paralelisht kjo gara ose u transmetua reklama e galasë, të cilat kanë tërhequr shumë banorë vendës. Më vonë, një film i kësaj galaje shumëgjuhësh do të transmetohet edhe në kinema ose televizion të mbi 20 vendeve. (Wang Lei/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore