2019-06-14 09:51:40 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Presidenti i Kinës Xi Jinping mori dekoratën "Nder i Kombit" nga Kirgistani.
Në ceremoninë e dekorimit, homologu kirgiz Sooronbay Jeenbekov vlerësoi kontributin e veçantë të presidentit Xi Jinping në zhvillimin e partneritetit dypalësh.
Ai gjithashtu falënderoi Kinën për mbështetjen dhe ndihmën e saj afatgjatë.
Duke e cilësuar medaljen një dëshmi të miqësisë dypalëshe, Xi Jinping tha se është gati të punojë me Jeenbekov në nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe.