Përbërësit
•400 gr oriz
•1 lugë vaj susami
•1 qepë të njomë
•2 thelpinj hudhër
•300 gr mish pule (fileto)
•1 lugë kafeje xhenxhefil
•300 gr mashurka
•1 lugë salcë soje
•1 lugë uthull orizi
Metodat e përgatitjes:
1. Përgatisni orizin në fillim.
2. Në një tigan shtoni vaj susami, qepën e njomë dhe hudhra dhe skuqini për 2 minuta. Shtoni mishin e pulës dhe skuqini të gjitha bashkë.
3.Shtojini xhenxhefilin, më pas mashurkat dhe vazhdoni gatimin për 7-9 minuta derisa të jenë gati.
4.Në fund shtojini uthull orizi, dhe lërini edhe për një minutë.
Shërbejeni të ngrohtë me oriz. Ju bëftë mirë!